Ylli i Real Madridit ka bërë zgjedhjen e tij, dëshiron transferimin te Milani në rast largimi

Ylli i Real Madridit ka bërë zgjedhjen e tij, dëshiron transferimin te Milani në rast largimi

Ylli i Real Madridit ka bërë zgjedhjen e tij, dëshiron transferimin te Milani në rast largimi

Endricku u ka bërë të ditur drejtuesve të Milanit se klubi italian do të ishte zgjedhja e tij e parë në rast se Real Madridi vendos ta lejojë largimin e tij në afatin kalimtar të janarit.

Sponsor 3M Express

Sipas Gazzetta dello Sport, sulmuesi brazilian e ka bërë të qartë se Milani do të ishte në krye të listës së tij nëse largohet nga “Santiago Bernabeu” gjatë dimrit.

Endricku po kalon një periudhë të vështirë në Madrid, pasi këtë sezon ka regjistruar vetëm katër minuta lojë. Në verë, Jose Mourinho bllokoi mundësinë e largimit të tij në formë huazimi, por mungesa e hapësirës mund ta shtyjë brazilianin të kërkojë një tjetër zgjidhje në janar.

Sulmuesi do të kërkonte mundësi për të luajtur rregullisht, ashtu siç bëri kur iu bashkua Lyonit në formë huazimi në janar të këtij viti.

Milani kishte tentuar ta transferonte Endrickun edhe gjatë afatit kalimtar të verës. Një faktor që mund ta lehtësojë marrëveshjen është lidhja e fortë mes agjencisë së lojtarit, Roc Nation, dhe pronarit të Milanit, Gerry Cardinale.

Megjithatë, gjithçka varet fillimisht nga vendimi i Real Madridit për ta lejuar largimin e tij.

Milani synon ta marrë Endrickun në huazim për gjashtë muaj, ndërsa në bisedime mund të përfshihet edhe e ardhmja afatgjatë e sulmuesit. Paga e tij, rreth 2.5 milionë euro neto në sezon, plus bonuset, nuk pritet të përbëjë pengesë për klubin italian.

Megjithatë, Milani nuk është klubi i vetëm i interesuar për brazilianin. Roma gjithashtu po e ndjek situatën dhe Wesley, bashkëlojtari i tij te Brazili, thuhet se po përpiqet personalisht ta bindë Endrickun për një transferim në kryeqytetin italian.

Në garë është edhe Aston Villa, e cila raportohet se ka shfaqur interesim për sulmuesin e Real Madridit./Telegrafi/

Lexo edhe

Gazetari kroat vlerëson tolerancën fetare në Kosovë: Një katolike u zgjodh Presidente në vendin me 93.5% myslimanë

Gazetari kroat vlerëson tolerancën fetare në Kosovë: Një katolike u zgjodh Presidente në vendin me 93.5% myslimanë

Gjendet i vdekur një zivceran 36-vjeçar, policia arreston tunizianin

Gjendet i vdekur një zivceran 36-vjeçar, policia arreston tunizianin

“Nuk ka asgjë më të madhe se të luash për shtetin tënd”, Veldin Hoxha me objektiva të qarta: Duam Ligën A

“Nuk ka asgjë më të madhe se të luash për shtetin tënd”, Veldin Hoxha me objektiva të qarta: Duam Ligën A

Ylli i Real Madridit ka bërë zgjedhjen e tij, dëshiron transferimin te Milani në rast largimi | Momenti