Për herë të parë në Kosovë, brendi ndërkombëtar i modës GUESS MAN hap dyert në Albi Mall Prishtina, duke sjellë një dimension të ri të stilit mashkullor në tregun kosovar.

GUESS MAN I njohur për identitetin e tij amerikan, dizajnet moderne dhe frymën karakteristike të modës, vjen me një koncept të dedikuar plotësisht për meshkujt që vlerësojnë stilin, cilësinë dhe individualitetin.
Kjo hapje shënon një moment të rëndësishëm për praninë e brendit në Kosovë, duke u ofruar klientëve mundësinë të përjetojnë nga afër botën e GUESS MAN në një hapësirë ekskluzive.
Hapja e parë e GUESS MAN në Kosovë do të festohet përmes një eventi të veçantë, ku moda, muzika dhe atmosfera elegante do të krijojnë një eksperiencë unike për të ftuarit. Në qendër të mbrëmjes do të jetë prezantimi i koleksionit Fall/Winter 2026, përmes një sfilate mode që do të sjellë në vëmendje kombinimet më të reja, siluetat bashkëkohore dhe detajet ikonike të brendit.
Të ftuarit do të kenë mundësinë të zbulojnë nga afër koleksionin e ri dhe ambientin modern të dyqanit, i cili pasqyron identitetin dhe energjinë karakteristike të GUESS MAN.
Me ardhjen e GUESS MAN për herë të parë në Kosovë, Albi Mall Prishtina pasuron më tej portofolin e tij me një tjetër emër prestigjioz të modës ndërkombëtare.
Hapja e këtij dyqani përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin e tregut të modës mashkullore, duke sjellë trendet globale më pranë konsumatorëve kosovarë.
Nga 9 tetori, GUESS MAN mirëpret klientët në dyqanin e tij të parë në Kosovë, në Albi Mall Prishtina, duke nisur një kapitull të ri.




