Ushtarët e FSK-së ngrisin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër

Ushtarët e FSK-së ngrisin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër

Ushtarët e FSK-së ngrisin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër

Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci ka shkruar lidhur me medaljen e artë të fituar nga ushtarakët tanë në garën prestigjioze “Cambrian Patrol 2026”, në mesin e 120 ekipeve pjesëmarrëse në Mbretërinë e Bashkuar.

Sponsor 3M Express

Ai këtë e ka konsideruar si një tjetër dëshmi e profesionalizmit, disiplinës dhe përgatitjes së lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Maqedonci gjithashtu njoftoi se pjesëtarët e FSK-së e kanë ngritur flamurin e Kosovës mbi ndërtesën e Ambasadës, në një ceremoni të veçantë ushtarake.

“Sot, kjo arritje u nderua edhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, ku, nën mikpritjen e Ambasadorit Ilir Kapiti, pjesëtarët tanë ngritën flamurin e Republikës së Kosovës mbi ndërtesën e Ambasadës, në një ceremoni të veçantë ushtarake”.

“Kjo arritje është dëshmi e qartë e profesionalizmit dhe përkushtimit të pjesëtarëve tanë, si dhe e rrugëtimit të vazhdueshëm të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, shkroi Maqedonci./Klankosova.tv

Lexo edhe

Abdixhiku: Ende pa u bërë 48 orë, u dëshmua se ndryshimet për Specialen nuk prodhojnë efekt juridik

Abdixhiku: Ende pa u bërë 48 orë, u dëshmua se ndryshimet për Specialen nuk prodhojnë efekt juridik

Celine Dion rrëzohet në skenë gjatë koncertit në Francë

Celine Dion rrëzohet në skenë gjatë koncertit në Francë

Ekstradohet një person nga Gjermania për në Kosovë

Ekstradohet një person nga Gjermania për në Kosovë