Abdixhiku: Ende pa u bërë 48 orë, u dëshmua se ndryshimet për Specialen nuk prodhojnë efekt juridik

Abdixhiku: Ende pa u bërë 48 orë, u dëshmua se ndryshimet për Specialen nuk prodhojnë efekt juridik

Abdixhiku: Ende pa u bërë 48 orë, u dëshmua se ndryshimet për Specialen nuk prodhojnë efekt juridik

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me debatin për efektin juridik të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Sponsor 3M Express

Abdixhiku ka thënë se ende pa u bërë 48 orë, është parë se ligji nuk prodhon efektin juridik që, sipas tij, u ishte premtuar qytetarëve.

“Ende pa u mbushur 48 orë, qenkan habitur që ligji nuk prodhon efektin juridik që ju premtuan. Që e gjithë kjo nismë e ide ishte veç një mashtrim me emocionet e një populli të lënduar”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si është trajtuar LDK-ja gjatë debatit për këtë nismë.

“Do ta kishit kuptuar me kohë, sikur në vend të vërsuljes ndaj LDK-së dhe shpalljes së saj si kundërshtare të UÇK-së, të dëgjonit çfarë po thonim”, ka deklaruar ai.

Abdixhiku ka rikujtuar qëndrimin zyrtar të LDK-së të 5 tetorit, duke theksuar se partia kishte paralajmëruar se ndryshimi i një ligji të zakonshëm nuk mund t’i shfuqizojë detyrimet kushtetuese dhe ndërkombëtare të Kosovës.

“Nuk mund t’u premtojmë se një votim në Kuvend mund të zhbëjë një aktgjykim apo ta zëvendësojë betejën juridike”, thuhet në qëndrimin e LDK-së të cilin Abdixhiku e ka shpërndarë.

Sipas tij, LDK-ja kishte paralajmëruar se kjo nismë mund të mos prodhojë efektin juridik të pretenduar, ndërsa pasojat e saj politike dhe ndërkombëtare mund t’i mbeten Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Abdixhiku: Ende pa u bërë 48 orë, u dëshmua se ndryshimet për Specialen nuk prodhojnë efekt juridik appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Pas 237 ditësh në hapësirë, astronautja franceze rikthehet në Tokë

Pas 237 ditësh në hapësirë, astronautja franceze rikthehet në Tokë

Policia ndalon fushatën parazgjedhore të Serbisë në veri të Kosovës|Video

Policia ndalon fushatën parazgjedhore të Serbisë në veri të Kosovës|Video

Zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh|Video

Zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh|Video

Abdixhiku: Ende pa u bërë 48 orë, u dëshmua se ndryshimet për Specialen nuk prodhojnë efekt juridik | Momenti