Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar

Një shtetas kosovar i kërkuar me letërreshtim ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitet relevante dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar sot ekstradimin e tij.

Sipas Policisë, personi ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letërreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, nën dyshimin për veprën penale “vjedhja e rëndë”.

Bëhet e ditur se ekstradimi është realizuar në bazë të ligjeve në fuqi dhe si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të Gjermanisë.

Pas ekstradimit, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore, transmeton Klankosova.tv.

Lexo edhe

Pas 237 ditësh në hapësirë, astronautja franceze rikthehet në Tokë

Pas 237 ditësh në hapësirë, astronautja franceze rikthehet në Tokë

Policia ndalon fushatën parazgjedhore të Serbisë në veri të Kosovës|Video

Policia ndalon fushatën parazgjedhore të Serbisë në veri të Kosovës|Video

Zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh|Video

Zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh|Video