Një 33-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë me motor të mërkurën në Aigle, në kantonin Vaud.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:10 në Route des Ormonts, në drejtim të Le Sépey. Për arsye ende të paqarta, motoçiklisti humbi kontrollin mbi mjetin, u rrëzua dhe u përplas me mbrojtësen anësore të rrugës.
Ai pësoi lëndime të rënda dhe u transportua me helikopter në spitalin CHUV në Lozanë. Pavarësisht përpjekjeve mjekësore, 33-vjeçari ndërroi jetë nga plagët e marra, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.
Viktima ishte shtetas zviceran dhe banonte në rajon.
Prokuroria e Vaud-it ka hapur procedurë penale, ndërsa specialistët e njësisë së trafikut të policisë kantonale po hetojnë rrethanat e sakta të aksidentit. Në vendngjarje u angazhuan policia, ekipet e shpëtimit dhe një helikopter i Rega-s./Telegrafi/




