Celine Dion ka kaluar një moment të sikletshëm gjatë koncertit të saj në Nanterre të Francës, ku humbi ekuilibrin dhe u rrëzua në skenë gjatë performancës.

Incidenti ndodhi të mërkurën mbrëma, teksa këngëtarja po performonte në kuadër të serisë së koncerteve “Celine Dion Paris 2026–2027”. Ajo po kërcente mbi njërën këmbë kur humbi ekuilibrin dhe përfundoi ulur në skenë.
Megjithatë, Dion u ngrit menjëherë, u bëri fansave shenjën “OK” dhe vazhdoi performancën pa ndërprerje. Sipas raportimeve, këngëtarja nuk pësoi ndonjë dëmtim serioz.
Rikthimi i saj në skenë në Paris është veçanërisht i rëndësishëm, pasi bëhet fjalë për performancat e para pas disa vitesh larg skenës, për shkak të sindromës së personit të ngurtë, një çrregullim i rrallë neurologjik.
Pavarësisht rrëzimit, Dion tregoi qetësi dhe profesionalizëm, duke vazhduar koncertin para publikut.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Celine Dion rrëzohet në skenë gjatë koncertit në Francë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




