Travis Barker tregon gjendjen pas operacionit, pranë tij Kourtney Kardashian

Travis Barker tregon gjendjen pas operacionit, pranë tij Kourtney Kardashian

Travis Barker tregon gjendjen pas operacionit, pranë tij Kourtney Kardashian

Travis Barker ka ndarë një përditësim për gjendjen e tij shëndetësore pasi iu nënshtrua një operacioni për shkak të mpirjes së krahut, dorës dhe gishtave.

Sponsor 3M Express

Bateristi i Blink-182 publikoi edhe një fotografi nga spitali, ku shfaqet pranë bashkëshortes së tij, Kourtney Kardashian.

50-vjeçari tregoi se shqetësimet kishin nisur pas një koncerti që kishte zhvilluar disa muaj më pare, shkruan DailyMail.

Pas një testi nervor, mjekët konstatuan se kishte nevojë për një ndërhyrje në tunelin kubital për të rregulluar nervin.

Barker bëri të ditur se operacioni ishte kryer një ditë më parë dhe se tashmë kishte nisur rikuperimin.

Ai tha se vendosi ta zgjidhte problemin në mënyrë që të mund të vazhdonte të luante bateri në të njëjtën mënyrë edhe për shumë vite të tjera, duke shtuar se pritet të jetë mirë brenda disa javësh.

Në fotografitë nga spitali, Barker shihet me uniformë spitali dhe kapelë, ndërsa Kourtney Kardashian qëndron pranë tij.

Një ditë para ndërhyrjes, ajo kishte publikuar momente nga spitali, ku shihej duke e puthur bashkëshortin para operacionit.

Pranë Barker ishte edhe vajza e tij 20-vjeçare, Alabama. Në përditësimin e tij, muzikanti e shoqëroi foton me një koment me humor për bashkëshorten, duke vënë në dukje se nuk ishte i sigurt pse ajo dukej kaq e lumtur për situatën. /Telegrafi/

Lexo edhe

Messi kthehet nga Argjentina

Messi kthehet nga Argjentina

Irani godet me dronë grupet kurde në Irak

Irani godet me dronë grupet kurde në Irak

Dëshironi të ulni sheqerin? Këto pije duhet t’i shmangni

Dëshironi të ulni sheqerin? Këto pije duhet t’i shmangni

Travis Barker tregon gjendjen pas operacionit, pranë tij Kourtney Kardashian | Momenti