Dëshironi të ulni sheqerin? Këto pije duhet t’i shmangni

Dëshironi të ulni sheqerin? Këto pije duhet t’i shmangni

Dëshironi të ulni sheqerin? Këto pije duhet t’i shmangni

Nëse po përpiqeni të reduktoni sheqerin në dietën tuaj, nuk mjafton të shmangni vetëm ëmbëlsirat.

Sponsor 3M Express

Edhe disa pije që konsumohen rregullisht mund të përmbajnë sasi të larta sheqeri dhe, në afat të gjatë, të ndikojnë negativisht në shëndet.

Pijet e gazuara janë ndër burimet kryesore të sheqerit të shtuar. Një kanaçe ose shishe prej rreth 500 mililitrash mund të përmbajë deri në 31.1 gramë sheqer, ekuivalente me rreth 3.7 lugë gjelle.

Në listë përfshihen edhe lëngjet e frutave, të cilat shpesh perceptohen si zgjedhje të shëndetshme.

Megjithatë, një gotë prej 240 mililitrash mund të përmbajë mesatarisht 28.7 gramë sheqer, veçanërisht kur bëhet fjalë për produkte të përpunuara me sheqer të shtuar.

Pijet energjike dhe ato sportive janë një tjetër burim i rëndësishëm sheqeri. Ndërsa pijet sportive mund të kenë rol gjatë aktivitetit fizik intensiv, konsumimi i tyre i përditshëm pa një nevojë të veçantë mund të shtojë ndjeshëm marrjen e sheqerit. Pijet energjike, ndërkohë, kombinojnë sasi të larta sheqeri me kafeinë.

Edhe qumështi me çokollatë, pavarësisht se përmban proteina, kalcium dhe disa vitamina e minerale, mund të ketë sasi të konsiderueshme sheqeri.

Një gotë prej 240 mililitrash mund të përmbajë deri në 24.8 gramë sheqer, ndaj për ata që duan ta reduktojnë ndjeshëm marrjen e tij, rekomandohet të mos jetë pjesë e rutinës së përditshme. /Telegrafi/

Lexo edhe

Lojtari që u rrit me Timber, Gravenberch e Brobbey në Ajax, por e la futbollin për muzikën

Lojtari që u rrit me Timber, Gravenberch e Brobbey në Ajax, por e la futbollin për muzikën

Bajram Shala plas “bombën”: Shqipëria ishte pranë të na vidhte Dion Gallapenin, provuan edhe me Franco Fodan

Bajram Shala plas “bombën”: Shqipëria ishte pranë të na vidhte Dion Gallapenin, provuan edhe me Franco Fodan

Maliqi: Mos nxitoni me kritikat ndaj stafit të Shiroka-Pulës, jepini kohë

Maliqi: Mos nxitoni me kritikat ndaj stafit të Shiroka-Pulës, jepini kohë

Dëshironi të ulni sheqerin? Këto pije duhet t’i shmangni | Momenti