Fshati në kufi nervozon gjermanët: Zviceranët po vijnë për shoping dhe po na i lënë mbeturinat neve

Fshati në kufi nervozon gjermanët: Zviceranët po vijnë për shoping dhe po na i lënë mbeturinat neve

Fshati në kufi nervozon gjermanët: Zviceranët po vijnë për shoping dhe po na i lënë mbeturinat neve

Jestetten, një komunë gjermane pranë kufirit me Zvicrën, po përballet me një fluks të madh të turistëve zviceranë të blerjeve, sidomos gjatë fundjavave.

Sponsor 3M Express

Qyteti me rreth 5,500 banorë mbushet me automjete me targa zvicerane, ndërsa banorët ankohen për kolona të gjata, mungesë të vendeve të parkimit dhe mbeturina në rrugë.

Sipas një banori, trafiku është bërë aq i madh sa për një distancë që normalisht përshkohet për dy minuta në këmbë, me makinë mund të nevojiten deri në 10 minuta, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kjo situatë sjell edhe përfitime të mëdha ekonomike për Jestetten.

Çmimet më të ulëta, gama e produkteve dhe mundësia për të rikthyer TVSH-në tërheqin mijëra zviceranë nga kantonet e Cyrihut dhe Schaffhausenit.

Një qytetar nga Schaffhausen thotë se shkon në Jestetten 5 deri në 6 herë në muaj për të bërë pazar.

Sipas një studimi të Universitetit të St. Gallenit, zviceranët shpenzuan vitin e kaluar rreth 9.26 miliardë franga në blerje jashtë vendit, shifër rekord.

Kryetari i komunës, Dominic Böhler, thotë se banorët kanë shqetësime jo vetëm për trafikun, por edhe për humbjen e identitetit të zonës. Ai përmend gjithashtu mbeturinat, përfshirë ambalazhe ushqimesh dhe pijesh që gjenden përgjatë rrugëve.

“Jestetten përfiton ekonomikisht nga zviceranët”, pranojnë banorët, por shumë prej tyre kërkojnë që vizitorët të respektojnë më shumë vendin ku bëjnë blerjet./Telegrafi/

Lexo edhe

Lojtari që u rrit me Timber, Gravenberch e Brobbey në Ajax, por e la futbollin për muzikën

Lojtari që u rrit me Timber, Gravenberch e Brobbey në Ajax, por e la futbollin për muzikën

Bajram Shala plas “bombën”: Shqipëria ishte pranë të na vidhte Dion Gallapenin, provuan edhe me Franco Fodan

Bajram Shala plas “bombën”: Shqipëria ishte pranë të na vidhte Dion Gallapenin, provuan edhe me Franco Fodan

Maliqi: Mos nxitoni me kritikat ndaj stafit të Shiroka-Pulës, jepini kohë

Maliqi: Mos nxitoni me kritikat ndaj stafit të Shiroka-Pulës, jepini kohë