Serbia gjobitet nja 129 mijë e 500 euro nga UEFA

Serbia gjobitet nja 129 mijë e 500 euro nga UEFA

Serbia gjobitet nja 129 mijë e 500 euro nga UEFA

Federata e Futbollit të Serbisë  është dënuar nga UEFA pas incidenteve të regjistruara gjatë ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve.

Sponsor 3M Express

Sipas vendimit të organit drejtues të futbollit evropian, Serbia do ta zhvillojë pa praninë e tifozëve ndeshjen e radhës si vendëse kundër Gjermanisë, e planifikuar për 13 nëntor në Beograd.

Në total, Serbia është gjobitur me 129 mijë e 500 euro për një sërë shkeljesh të lidhura kryesisht me sjelljen e tifozëve gjatë ndeshjeve të Ligës A të Kombeve, ku serbët bëjnë pjesë në grup me Gjermaninë, Holandën dhe Greqinë.

Pjesa më e madhe e dënimeve lidhet me ndeshjet e zhvilluara në Beograd kundër Greqisë dhe Holandës.

Për këto përballje, federata serbe është gjobitur me 50 mijë euro për fyerje raciste dhe diskriminim, 22 mijë e 500 euro për mesazhe fyese, 11 mijë e 500 euro për hyrje të tifozëve në fushë, si dhe 2 mijë euro për përdorimin e mjeteve piroteknike.

Përveç gjobave financiare, UEFA ka vendosur edhe zhvillimin e një ndeshjeje pa tifozë në stadiumin vendas.

Ndërkohë, për sjelljet e pahijshme të tifozëve serbë në ndeshjet si mysafirë, Federata Serbe është dënuar me 20 mijë euro, si dhe me ndalimin e pranisë së tifozëve të saj në ndeshjen e ardhshme si mysafire.

Një tjetër gjobë prej 20 mijë eurosh i është shqiptuar federatës serbe për mesazhe politike të shfaqura nga tifozët gjatë ndeshjes në Eindhoven të Holandës.

Lexo edhe

Publikohet fotografia e rrallë e helikopterëve britanikë gjatë hyrjes në Kosovë më 1999

Publikohet fotografia e rrallë e helikopterëve britanikë gjatë hyrjes në Kosovë më 1999

Barazimi i kushton Hasit, Dellovës e Krasniqit, Amedspori humb kreun

Barazimi i kushton Hasit, Dellovës e Krasniqit, Amedspori humb kreun

Basha:Vazhdojmë rehabilitimin e skarpateve përgjatë autostradës `Ibrahim Rugova`

Basha:Vazhdojmë rehabilitimin e skarpateve përgjatë autostradës `Ibrahim Rugova`