Kurti në takim me Myftiun Tërnava, pjesë e diskutimit edhe çështja e apelit në Hagë

Kurti në takim me Myftiun Tërnava, pjesë e diskutimit edhe çështja e apelit në Hagë

Kurti në takim me Myftiun Tërnava, pjesë e diskutimit edhe çështja e apelit në Hagë

Kryeministri Albin Kurti, pasditen e së premtes ka pritur në takim Myftiun Naim Tërnava, kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit, në takim u diskutua për bashkëpunimin e mirë dhe ecurinë e projekteve të përbashkëta, solidaritetin e humanitetin qytetar dhe vlerat shoqërore e kombëtare, situatën e dinamikat politike në rajon e më gjerë, “por edhe për aktgjykimin e padrejtë dhe të pasaktë në shkallën e parë të Dhomave të Specializuara në Hagë, ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, si dhe për punën përpara për sukses në apel”.

Kryeministri u tha se shprehu mirënjohje dhe falënderime për rolin konstruktiv dhe kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame të Kosovës për popullin tonë.

Vlen të ceket se Myftiu Tërnava e uroi Albin Kurtin për presidenten e re Justina Shiroka Pula, zgjedhja e së cilës shmangu zgjedhjet e katërta parlamentare në më pak se dy vjet dhe mundësoi kthimin te stabiliteti institucional.

Lexo edhe

BE-ja alarmon: Gati gjysma e evropianëve përballen me probleme të shëndetit mendor, synohet kufizimi i rrjeteve sociale për fëmijët

BE-ja alarmon: Gati gjysma e evropianëve përballen me probleme të shëndetit mendor, synohet kufizimi i rrjeteve sociale për fëmijët

Këshilla nga AMK për kontrollimin e cilësisë së arit para se të blihet

Këshilla nga AMK për kontrollimin e cilësisë së arit para se të blihet

Dita e Shëndetit Mendor, BE: Gati gjysma e evropianëve kanë përjetuar probleme psikologjike

Dita e Shëndetit Mendor, BE: Gati gjysma e evropianëve kanë përjetuar probleme psikologjike