SpaceX blen frekuenca për Starlink, synon të konkurrojë me gjigantët celularë në SHBA

SpaceX blen frekuenca për Starlink, synon të konkurrojë me gjigantët celularë në SHBA

SpaceX blen frekuenca për Starlink, synon të konkurrojë me gjigantët celularë në SHBA

SpaceX, kompania e Elon Musk, ka blerë deri në 14 MHz të spektrit të çiftuar në brezin 800 MHz në të gjithë Shtetet e Bashkuara, nga kompania Grain Management, me synimin për ta zgjeruar Starlink Mobile dhe për të konkurruar drejtpërdrejt me operatorët AT&T, Verizon dhe T-Mobile.

Sponsor 3M Express

Musk e cilësoi spektrin e ri si “pjesën e fundit kritike të enigmës së frekuencave” që i nevojitet SpaceX-it për të ofruar mbulim të plotë telefonik në SHBA.

Plani i kompanisë është që satelitët Starlink të ofrojnë mbulim celular në ambiente të hapura, ndërsa frekuencat 800 MHz të përmirësojnë sinjalin brenda ndërtesave. Kjo teknologji synon të kombinojë lidhjen e drejtpërdrejtë satelitore me infrastrukturën tokësore për të ofruar shërbime celulare 5G.

SpaceX synon që përmes këtij sistemi të zgjerojë mbulimin, veçanërisht në zonat rurale dhe rajonet ku qasja në shërbimet celulare është e kufizuar. Për këtë projekt, kompania ka marrë miratimin e Komisionit Federal të Komunikimeve të SHBA-së (FCC) për vendosjen e 15 mijë satelitëve të gjeneratës së re.

Spektri i blerë fillimisht i përkiste T-Mobile, e cila në gusht ia shiti atë Grain Management, në këmbim të licencave për spektrin 600 MHz dhe 2.9 miliardë dollarëve në para.

Blerja e fundit i hap rrugë SpaceX-it të zgjerojë shërbimet e Starlink Mobile, por realizimi i planit varet edhe nga miratimet e nevojshme rregullatore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SpaceX blen frekuenca për Starlink, synon të konkurrojë me gjigantët celularë në SHBA appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

BE-ja alarmon: Gati gjysma e evropianëve përballen me probleme të shëndetit mendor, synohet kufizimi i rrjeteve sociale për fëmijët

BE-ja alarmon: Gati gjysma e evropianëve përballen me probleme të shëndetit mendor, synohet kufizimi i rrjeteve sociale për fëmijët

Këshilla nga AMK për kontrollimin e cilësisë së arit para se të blihet

Këshilla nga AMK për kontrollimin e cilësisë së arit para se të blihet

Dita e Shëndetit Mendor, BE: Gati gjysma e evropianëve kanë përjetuar probleme psikologjike

Dita e Shëndetit Mendor, BE: Gati gjysma e evropianëve kanë përjetuar probleme psikologjike