Gara për presidencën e FIFA-s mund të marrë një kthesë të papritur, pasi një grua po shqyrtohet si kandidate e mundshme përballë Gianni Infantinos në zgjedhjet e ardhshme për kreun e futbollit botëror.

Mediumi francez “L’Équipe” raportoi të shtunën se UEFA po shqyrton mundësinë për të mbështetur Michele Kangun, presidenten e klubit francez Lyon, e cila konsiderohet ndër figurat më të rëndësishme në futbollin e femrave.
Zgjedhjet për president të FIFA-s pritet të mbahen në mars të vitit të ardhshëm, në Rabat të Marokut, ndërsa Infantino synon të vazhdojë drejtimin e institucionit më të lartë të futbollit botëror.
Krahas Kangut, një tjetër emër që përmendet si mundësi është Lise Klaveness, presidente e Federatës Norvegjeze të Futbollit.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse këto mundësi do të konkretizohen me kandidatura zyrtare dhe nëse UEFA do të vendosë ta mbështesë njërën prej tyre në garën përballë Infantinos.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Gara për president të FIFA-s, një grua mund të sfidojë Infantinon appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




