Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Myftiu Naim Tërnava kanë diskutuar për aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, si dhe për pritjet për procesin e apelit.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti priti të premten në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, ndërsa në fokus të diskutimeve ishin edhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, projektet e përbashkëta, solidariteti dhe zhvillimet politike në vend e rajon.
“Në takim u diskutua për bashkëpunimin e mirë dhe ecurinë e projekteve të përbashkëta, solidaritetin e humanitetin qytetar dhe vlerat shoqërore e kombëtare, situatën e dinamikat politike në rajon e më gjerë, por edhe për aktgjykimin e padrejtë dhe të pasaktë në shkallën e parë të Dhomave të Specializuara në Hagë, ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, si dhe për punën përpara për sukses në apel. Kryeministri shprehu mirënjohje dhe falënderime për rolin konstruktiv dhe kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame të Kosovës për popullin tonë.”, thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Kurti pret në takim Myftiun Tërnava, në fokus stabiliteti institucional dhe katërshja e UÇK-së appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




