Serbia derdh qindra mijëra dollarë për lobim në Washington, Valcour kontaktoi edhe Grenellin

Serbia derdh qindra mijëra dollarë për lobim në Washington, Valcour kontaktoi edhe Grenellin

Serbia derdh qindra mijëra dollarë për lobim në Washington, Valcour kontaktoi edhe Grenellin

Kompania amerikane e lobimit Valcour, e angazhuar nga Qeveria e Serbisë, ka zhvilluar kontakte me zyrtarë amerikanë, përfshirë Richard Grenellin, ish-emisarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.

Sponsor 3M Express

Të dhënat dalin nga raportet periodike që Valcour ka dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara.

Sipas raportit që mbulon periudhën nga shtatori 2025 deri në mars 2026, përfaqësuesit e kompanisë kanë kontaktuar zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe Grenellin, ndërsa kanë punuar për promovimin e interesave të Beogradit në Washington.

Në kuadër të aktiviteteve të saj, Valcour ka ndihmuar në organizimin e takimeve të ministrit të Jashtëm serb, Marko Gjuriq, me organizata të njohura hebraike në Washington, si dhe ka zhvilluar kontakte me zyrtarë amerikanë për marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së.

Raportet tregojnë gjithashtu se kompania ka ndërmjetësuar në organizimin e një interviste të presidentit serb Aleksandar Vuçiq për portalin amerikan “Breitbart”. Në ditën e publikimit të saj, Valcour i ka dërguar një mesazh presidentit amerikan Donald Trump për t’ia tërhequr vëmendjen ndaj intervistës.

Trump më pas e shpërndau intervistën e Vuçiqit në platformën “Truth Social”.

Sipas raportit më të fundit, për periudhën mars-shtator 2026, Valcour i ka faturuar Qeverisë së Serbisë 794,084.79 dollarë, duke përfshirë tarifën mujore dhe shpenzime shtesë.

Kompania është angazhuar nga Qeveria e Serbisë në nëntor të vitit 2024, me një pagesë prej 65 mijë dollarësh në muaj.

Raportet e Valcourit tregojnë se aktivitetet e kompanisë nuk janë kufizuar vetëm në promovimin e EXPO 2027, por kanë përfshirë edhe kontakte me administratën amerikane, anëtarë të Kongresit dhe media për çështje që lidhen me interesat e Serbisë në SHBA.

Drejtori i Valcourit, Matthew Mouers, i cili ka shërbyer më parë në administratën e Trumpit, ka nënshkruar kontratën me Qeverinë e Serbisë.

Sipas raporteve të dorëzuara në Departamentin e Drejtësisë amerikane, Valcour është njëra nga kompanitë e angazhuara nga Beogradi për të lobuar dhe promovuar interesat e Serbisë në Washington.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Serbia derdh qindra mijëra dollarë për lobim në Washington, Valcour kontaktoi edhe Grenellin appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Moti për nesër: Rrebeshe shiu e bubullima, temperaturat deri në 23°C

Moti për nesër: Rrebeshe shiu e bubullima, temperaturat deri në 23°C

Mediumi gjerman zbulon gjendjen e Hajdarit, flet edhe për formën e Asllanit

Mediumi gjerman zbulon gjendjen e Hajdarit, flet edhe për formën e Asllanit

Orkestra Simfonike e Korçës bashkon krijimtarinë shqiptare me klasiken botërore

Orkestra Simfonike e Korçës bashkon krijimtarinë shqiptare me klasiken botërore

Serbia derdh qindra mijëra dollarë për lobim në Washington, Valcour kontaktoi edhe Grenellin | Momenti