Mbrojtësi i Hoffenheimit, Albian Hajdari, ende nuk është rikuperuar plotësisht dhe rrezikon të mungojë në ndeshjen ndaj Hamburgut.

Mediumi gjerman “Kicker” raporton se Hajdari po përballet me probleme në gju dhe u detyrua të largohej nga grumbullimi i Kosovës pas fitores 1-0 ndaj Irlandës, në të cilën luajti për 90 minuta.
Në anën tjetër, lajmi pozitiv për Hoffenheimin lidhet me Fisnik Asllanin.
Sulmuesi kosovar, i cili ende nuk ka nisur asnjë ndeshje si titullar për klubin këtë sezon, ka fituar vetëbesim pas paraqitjeve me Kosovën, veçanërisht pas golit të shënuar në barazimin 1-1 ndaj Austrisë.
Sipas “Kicker”, kjo formë mund t’i japë Asllanit më shumë hapësirë te Hoffenheimi në javët e ardhshme.
Hoffenheimi po kalon një periudhë të vështirë këtë sezon, ndërsa së fundmi pësoi humbje në Evropë ndaj OFI Cretes.
Ndeshja mes Hoffenheimit dhe Hamburgut zhvillohet të shtunën nga ora 15:00.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Mediumi gjerman zbulon gjendjen e Hajdarit, flet edhe për formën e Asllanit appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




