Senatorja Shaheen në Tiranë: Ajo që ndodhë në Kosovë, ka rëndësi edhe këtu

Senatorja Shaheen në Tiranë: Ajo që ndodhë në Kosovë, ka rëndësi edhe këtu

Senatorja Shaheen në Tiranë: Ajo që ndodhë në Kosovë, ka rëndësi edhe këtu

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka thënë të premten në Tiranë se Shtetet e Bashkuara duhet ta përqendrojnë politikën e vet karshi Ballkanit Perëndimor në tri fusha: mundësitë ekonomike, stabilitetin dhe institucionet demokratike.

Sponsor 3M Express

Shaheen, anëtare e rangut më të lartë të pakicës në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, po e udhëheq një delegacion të Kongresit amerikan gjatë një vizite disaditore në Ballkanin Perëndimor, raporton REL.

Ajo e vizitoi Bosnje e Hercegovinën dhe tani po qëndron në Shqipëri, para se të udhëtojë drejt Kosovës të hënën. Ajo do t’i vizitojë edhe Malin e Zi e Kroacinë.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, ku u takua me liderë të rinj për të shtjelluar rolin e gjeneratës së ardhshme në ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë, Shaheen theksoi rëndësinë e angazhimit ekonomik amerikan, duke përfshirë heqjen e barrierave tregtare, zgjerimin e qasjes në tregje dhe mbështetjen për bizneset amerikane dhe sipërmarrësit shqiptarë.

Duke folur për stabilitetin, senatorja u ndal te gjendja në Bosnje e Hercegovinë, ku kishte qëndruar para vizitës në Shqipëri dhe ishte nderuar me titullin “Qytetare Nderi e Sarajevës”.

Ajo tha se, më shumë se 30 vjet pas luftës, udhëheqësit politikë ende po shfrytëzojnë ndasitë etnike dhe po sfidojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Megjithatë, Shaheen, derisa po fliste në Tiranë, tha se ajo që ndodh në Kosovë ka rëndësi edhe në Shqipëri.

“Shqipëria e kupton se paqëndrueshmëria nuk ndalet në kufi. Ajo që ndodh në Bosnjë ka rëndësi edhe këtu. Ajo që ndodh në Kosovë ka rëndësi edhe këtu”, tha Shaheen.

Ajo theksoi se politika amerikane duhet të përforcojë institucionet dhe marrëveshjet që kanë ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit në rajon.

Gjatë qëndrimit në Sarajevë, ajo i bëri thirrje Bosnjës të vazhdojë të shikojë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe të largohet nga Rusia.

https://www.evropaelire.org/a/shaheen-shab-perqendrohet-ekonomia-stabiliteti-ballkan/33873767.html

Lexo edhe

Publikohet fotografia e rrallë e helikopterëve britanikë gjatë hyrjes në Kosovë më 1999

Publikohet fotografia e rrallë e helikopterëve britanikë gjatë hyrjes në Kosovë më 1999

Barazimi i kushton Hasit, Dellovës e Krasniqit, Amedspori humb kreun

Barazimi i kushton Hasit, Dellovës e Krasniqit, Amedspori humb kreun

Basha:Vazhdojmë rehabilitimin e skarpateve përgjatë autostradës `Ibrahim Rugova`

Basha:Vazhdojmë rehabilitimin e skarpateve përgjatë autostradës `Ibrahim Rugova`

Senatorja Shaheen në Tiranë: Ajo që ndodhë në Kosovë, ka rëndësi edhe këtu | Momenti