Senatorja amerikane Jeanne Shaheen dhe senatori Dick Durbin kanë vizituar të enjten Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës në Potoçari, ku kanë nderuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës.
Shaheen ka bërë të ditur se së bashku me Durbinin kanë vendosur kurorë në kujtim të më shumë se 8 mijë burrave dhe djemve boshnjakë të vrarë gjatë gjenocidit.

“Ne i kujtojmë viktimat dhe qëndrojmë pranë familjeve që vazhdojnë të vajtojnë humbjen e tyre”, ka shkruar Shaheen.
Vizita e dy senatorëve amerikanë në Srebrenicë është pjesë e një delegacioni zyrtar në Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin Bosnjë e Hercegovinën, Shqipërinë, Malin e Zi, Kroacinë dhe Kosovën.
Gjatë qëndrimit në rajon, delegacioni pritet të zhvillojë takime dhe diskutime për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Senatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin nderojnë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




