Reshitaj për 1.8 miliard eurot e Shëndetësisë: Ku kanë shkuar këto mjete?

Reshitaj për 1.8 miliard eurot e Shëndetësisë: Ku kanë shkuar këto mjete?

Reshitaj për 1.8 miliard eurot e Shëndetësisë: Ku kanë shkuar këto mjete?

Deputetja e LDK-së, Albena Reshitaj ka bërë të ditur se sot, në konstituimin e Komisionit për Shëndetësi, ka kërkuar që mbikëqyrja parlamentare e punës së qeverisë, përkatësisht e Ministrisë së Shëndetësisë, të jetë e vazhdueshme, transparente dhe siç deklaroi, e orientuar drejt llogaridhënies.

Sponsor 3M Express

Ajo ka theksuar se nga viti 2021 deri në vitin 2026, Ministrisë së Shëndetësisë i janë dedikuar mbi 1.8 miliard euro, ndërsa ka pyetur se ku janë shpenzuar këto mjete dhe çfarë ndryshimesh kanë sjellë në jetën e qytetarëve.

“Pyetja që shtrohet është e qartë: Ku kanë shkuar këto mjete dhe çfarë kanë ndryshuar në jetën e qytetarëve? A janë përmirësuar shërbimet shëndetësore, a është lehtësuar barra financiare e pacientëve dhe a janë adresuar problemet me mungesën e barnave?”

“Shqetësim i veçantë mbetet edhe migrimi i profesionistëve shëndetësorë. Sipas një hulumtimi shkencor që e citova sot në Komision, mbi 70% e infermierëve dhe 34% e mjekëve e shohin migrimin si zgjidhjen e parë. Këto shifra duhet të jenë alarm për institucionet, sepse humbja e profesionistëve rrezikon drejtpërdrejt cilësinë dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve shëndetësore”, shkroi Reshitaj.

Deputetja e LDK-së ka theksuar gjithashtu rëndësinë e kërkimit të llogarisë për vendimet, shpenzimet dhe rezultatet në sektorin e shëndetësisë, veçanërisht gjatë periudhës kur Kuvendi nuk ishte funksional dhe mbikëqyrja parlamentare e Qeverisë mungonte

“Gjatë një periudhe kur Kuvendi nuk ishte funksional dhe mbikëqyrja parlamentare e Qeverisë mungonte, është edhe më e rëndësishme të kërkohet llogari për vendimet, shpenzimet dhe rezultatet në këtë sektor. Si përfaqësuese e qytetareve, do të insistoj në transparencë për paranë publike, përgjegjësi për dështimet në menaxhim dhe politika që vendosin pacientin dhe profesionistin shëndetësor në qendër”.

“Suksesi në shëndetësi matet me punë të ndershme, transparente, me shërbimet që merr qytetari, barnat që gjen pacienti dhe kushtet që i mundësojnë mjekut e infermierit të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend.  Shëndetësia është e drejtë, jo privilegj”, ka shkruar deputetja Reshitaj. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Damoni prezanton në samitin rajonal modelin e Kosovës për shërbimet digjitale

Damoni prezanton në samitin rajonal modelin e Kosovës për shërbimet digjitale

Gundogan ekskluzivisht për Klanin: Barça, skuadra më e mirë në botë (VIDEO)

Gundogan ekskluzivisht për Klanin: Barça, skuadra më e mirë në botë (VIDEO)

Berisha: Protesta e studentëve përballje epike

Berisha: Protesta e studentëve përballje epike

Reshitaj për 1.8 miliard eurot e Shëndetësisë: Ku kanë shkuar këto mjete? | Momenti