Kurti e Nikçi diskutojnë për pronat e ndërmarrjeve t`Kosovës që gjenden në Serbi

Kurti e Nikçi diskutojnë për pronat e ndërmarrjeve t`Kosovës që gjenden në Serbi

Kurti e Nikçi diskutojnë për pronat e ndërmarrjeve t`Kosovës që gjenden në Serbi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim kryesuesin e Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Hekuran Nikçi, me të cilin diskutoi për administrimin dhe mbrojtjen e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, çështjet e pazgjidhura pronësore dhe hapat e nevojshëm drejt përmbylljes së mandatit të Agjencisë.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua pronave të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës që gjenden në Serbi, si dhe nevojës për identifikimin, dokumentimin dhe mbrojtjen e të drejtave pronësore mbi këto asete. Në këtë kontekst, u diskutua edhe për moszbatimin e plotë të Marrëveshjes për Kadastrin, të arritur në Bruksel më 2 shtator 2011, përmes së cilës Serbia ishte zotuar për dorëzimin e dokumentacionit kadastral të marrë nga Kosova. Pavarësisht marrëveshjes dhe mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian, përfshirë një projekt në vlerë prej rreth 2 milionë eurosh në funksion të zbatimit të saj, Serbia ende nuk i ka përmbushur plotësisht obligimet e marra. Kjo vazhdon të vështirësojë trajtimin e çështjeve pronësore dhe garantimin e sigurisë juridike mbi pronën”, njofton Qeveria e Kosovës.

Sponsor 3M Express

Në takim u trajtua gjithashtu nevoja për ndryshimet e domosdoshme ligjore dhe institucionale që do të mundësonin përmbylljen e mandatit të AKP-së dhe bartjen e aseteve përkatëse në Fondin Sovran të Republikës së Kosovës. U theksua se ky proces synon të sigurojë një administrim më të mirë të pasurisë publike dhe vënien e saj në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

Në këtë drejtim, u diskutua edhe për Ligjin për Fondin Sovran, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në dhjetor të vitit 2023, i cili tash e gati tri vjet mbetet në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese.

“Mungesa e një vendimi përfundimtar ka pamundësuar hyrjen në fuqi të ligjit dhe, rrjedhimisht, zbatimin e reformës së paraparë për transformimin e mënyrës së administrimit dhe zhvillimit të aseteve shtetërore. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e vazhdimit të angazhimit institucional për mbrojtjen e pasurisë së Republikës së Kosovës, zgjidhjen e çështjeve të hapura pronësore dhe avancimin e reformave që sigurojnë administrim të përgjegjshëm, transparent dhe në interes publik të këtyre aseteve”, njofton Qeveria e Kosovës.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Protestat për arsimin përshkallëzohen në Francë, përleshje të dhunshme në Paris

Protestat për arsimin përshkallëzohen në Francë, përleshje të dhunshme në Paris

Trump akuzon Houthit për tentim të shtrenjtimit të naftës para zgjedhjeve në SHBA

Trump akuzon Houthit për tentim të shtrenjtimit të naftës para zgjedhjeve në SHBA

Zelensky: Gjatë javës pritet të merren vendime të rëndësishme për Ukrainën

Zelensky: Gjatë javës pritet të merren vendime të rëndësishme për Ukrainën