Arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë, kërcënoi banorët me “hedhje në erë” (VIDEO)

Arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë, kërcënoi banorët me “hedhje në erë” (VIDEO)

Arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë, kërcënoi banorët me “hedhje në erë” (VIDEO)

Në lagjen 28 Nëntori në Fushë-Kosovë, është bërë arrestimi i një të dyshuari nga komuniteti serb.

Sponsor 3M Express

Siç raportoi gazetarja e Klan Kosova, Vesa Hoda, arrestimi i tij erdhi pasi i njëjti kishte kërcënuar banorët se do t’i hedhtë në erë.

“Para pak minutash është bërë arrestimi i tij, paksa dhunshëm, pasi ai ka refuzuar të hapte derën e banesës dhe policisë i është dashur kohë më e gjatë derisa kanë hyrë aty. Hetimet në banesën e të njëjtit janë duke vazhduar”.

“Dyshohet se një person i komunitetit serb ka kërcënuar banorët e lagjes se do të aktivizojë një mjet shpërthyes dhe do ta shkatërrojë tërë vendin. Ky person është i njohur për banorët, pasi, sipas tyre, ka bërë probleme edhe më herët. I njëjti edhe para disa muajve ka gjuajtur me shishe qelqi banorët dhe i ka ofenduar vazhdimisht”, deklaroi gazetarja Hoda.

Lexo edhe

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Mbi 7 orë protestë në Tiranë – dhjetëra të arrestuar, disa policë dhe gazetarë të plagosur

Mbi 7 orë protestë në Tiranë – dhjetëra të arrestuar, disa policë dhe gazetarë të plagosur

Çollaku: Kurti nuk ka frikë nga opozita, e di se është e pakoordinuar (VIDEO)

Çollaku: Kurti nuk ka frikë nga opozita, e di se është e pakoordinuar (VIDEO)