FC KEK-u, klubi me traditë në futbollin kosovar dhe dikur fitues i Kupës dhe Superkupës së Kosovës, ka hyrë në një kapitull të ri pas ndryshimit të pronësisë.

Klubi nga Obiliqi, i cili aktualisht garon në Ligën e Dytë të Kosovës, është blerë nga mërgimtari Hysen Krasniqi.
Pronari i ri synon riorganizimin profesional, sportiv dhe infrastrukturor të klubit, me qëllim krijimin e një skuadre konkurruese dhe rikthimin e FC KEK-ut në nivelet më të larta të futbollit kosovar.




