Nënkryetari i Aleancës, njëherësh deputet i kësaj partie, Burim Ramadani, ka folur në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Në DPT te Fidani, ai tha se nuk do të lejojnë që Komisioni të marrë kahje tjetër, përpos asaj profesionale.
“Komisioni ka me punu vetëm profesionalisht…. Komisioni nuk ka me leju, nuk kemi me leju besoj që komisioni me u kthy në arenë dyluftimi politik. Unë jam optimist që kena me kry punën. Komisioni nuk ka me bo raport politik, nuk është qëllimi jem me leju që Komisioni me u marr me politikë, veç le ta kallxon të vërtetën, e vërteta ka me tregu kush është përgjegjës”, deklaroi Ramadani.
Për më shumë, ndiqeni videon:




