Nora akuzon gjyqtarin për sulm seksual, thotë se e kishte puthur pa vullnetin e saj

Nora akuzon gjyqtarin për sulm seksual, thotë se e kishte puthur pa vullnetin e saj

Nora akuzon gjyqtarin për sulm seksual, thotë se e kishte puthur pa vullnetin e saj

Raporton: Dosja

Sponsor 3M Express

Ai pretendohet ta ketë kontaktuar sërish Norën duke e ftuar në zyrë.

Në këtë takim, Nora pretendon se gjyqtari kishte tentuar përsëri ta bindte të arrinte marrëveshje me kompaninë e sigurimeve.

Megjithatë, ajo thotë se qëllimi i këtij takimi nuk kishte qenë vetëm çështja e kompensimit.

Sipas rrëfimit të saj, pasi kishin dalë nga zyra ku po zhvillohej takimi, gjyqtari e kishte futur në një zyrë tjetër, dhe dyshohet se e kishte sulmuar seksualisht, duke e puthur pa pëlqimin e saj.

“Kur me ka thirr për të dytën herë unë e kom ditë, me më bind për me bo një marrëveshje. Kur shku për të dytën herë, prap u kanë të njëjtën zyre, u kanë me të njëjtën vajzë. Ma ka ba a i ke mendu senet mirë edhe me më ngu mu, oshtë në favor për ty për fëmijën tonë, se besom sko me kalu në Apel. I thash gjyqtar s’po di çka me bo. Tha a po vjen me mu? Më ka marrë prej kësaj zyrës ku jena kanë me atë vajzën, jena dalë në korridor edhe këna hy në zyre tjetër. Kur më ka thanë me dalë mas tij kom mendu që po mendon me bisedu diçka mos me ni ajo vajza për marrëveshje, mendja jem ka arrit naj ofertë. Kur më ka shti zyre tjetër, nuk më ka thanë kurrgjë. Veç u afru e më ka puth. Edhe jom shtangë, se kom prit a e dinë jom tut tepër. Ai shumë njeri gjyqtar, i gjatë, më ka vdek trupi, s’kom reagu s’kom bo kurrgjë, edhe ka thanë po më pëlqen, duhet me dalë. Edhe veç jom dalë prej zyrës i kom thanë mendona. Edhe prej gjykatës deri te banesa jom shku tu kajt, s’kom flejt tonë natën prej frikës, se disha çka me bo, kujt me ju drejtu, kujdo që i thojsha se kisha asnjë provë”.

Megjithatë, veprimet e gjyqtarit pretendohet të mos kenë përfunduar këtu.

Sipas Norës gjyqtari Gashi e kishte kontaktuar sërish.

“Të nesërmen më ka shkrujt a po dalum. A ki kerr me dalë, i kom thanë jo. Ka thanë aha, në rregull, edhe ma s’më ka shkrujt”..

Nora thotë se pas kësaj telefonate, gjyqtari Gashi nuk e kishte kontaktuar më.

Mirëpo, ky refuzim i saj për të dalë me gjyqtarin Gashi, dyshohet se hapi një kapitull të ri për të si palë në procedurë gjyqësore.

Nora pretendon se nga ajo kohë, gjyqtari Gashi ka qenë i anshëm në proces gjyqësor duke vepruar në dëm të saj, pasi nga mbi 100 mijë euro shuma e vlerësimit të dëmit kishte rënë në 75 mijë euro.

“U kanë shuma 75 mijë euro, hera e parë u kanë shuma e madhe, u prish u kthy në rigjykim, kur është kthy e ka marrë, më kujtohet në seancën e fundit i kom thanë i njëjti mendim, e njëjta landë, i njëjti fmi, pse njëherë u gjyku lartë edhe njëherë po gjykohet kaq pak, më ka thanë veç ia kom fut me të ndihmu. Kërkun me punën e vet. Edhe landa ka shku prap në Apel në 2023-ën. Gjatë vitit 2023, 24, edhe 25 nuk kemi pas kontakt se s’kemi pas pse. Nuk më ka ngacmu as kurrgjë. Në fund 2025 u kthy landa në rigjykim për herën e dytë, do me thanë prap e kanë prish”.

Duke qenë se gjatë procesit gjyqësor ishin angazhuar 2 grupe ekspertësh, prej të cilëve i pari kishte konstatuar se sëmundja ishte derivat i aksidentit, ndërsa i dyti e kishte mohuar këtë, pala e dëmtuar kishte kërkuar përballjen e tyre, mirëpo gjyqtari Gashi e kishe refuzuar.

Më pas, pala kishte kërkuar angazhimin e një institucioni tjetër për të dhënë këtë ekspertizë por edhe kjo ishte pamundësuar.

“Avokati jem propozoj tha gjyqtar unë propozoj me i ballafaqu komisionet mjekësore, tha se jon të njëjtit institut e dy mendime të kundërta nuk po më doket logjik. I njëjti, gjithçka është njëjtë, veç mendime e kundërta tha me i ballafaqu. Ai e refuzoi. Kur e refuzoi qet pikë, avokati jem prap e mur fjalën dhe propozoj që landa me kalu në Fakultetin e Mjekësisë, Dega Neurologji. Edhe këta prap e mur fjalën gjyqtari dhe refuzoi. Edhe avokati jem u ofrohet tha e kena mundësinë me përjashtu gjyqtarin prej landës, se s’po doket që oshtë tu punu në rregull. Tha këna mundësi me ndërru, thash qysh të oshtë ligji ti e njeh ti vepro. Tha a me jep lejen te përjashtojna edhe i thash po e përjashtojmë edhe këna propozu me përjashtu.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Shiroka Pula: Ta mbajmë gjallë Darkën e Lamës dhe vlerat që ajo përfaqëson

Shiroka Pula: Ta mbajmë gjallë Darkën e Lamës dhe vlerat që ajo përfaqëson

Gjyqtari shprehu gatishmëri që t’ia fshihte ekspertizën kompanisë së sigurimeve

Gjyqtari shprehu gatishmëri që t’ia fshihte ekspertizën kompanisë së sigurimeve

QKUK: Onkologjia ka furnizim të rregullt me Keytruda, jo të gjithë pacientët i plotësojnë kriteret për ta marrë

QKUK: Onkologjia ka furnizim të rregullt me Keytruda, jo të gjithë pacientët i plotësojnë kriteret për ta marrë