FSK-ja fuqizon kapacitetet me pajisje ushtarake dhe teknologji moderne

FSK-ja fuqizon kapacitetet me pajisje ushtarake dhe teknologji moderne

FSK-ja fuqizon kapacitetet me pajisje ushtarake dhe teknologji moderne

Deri atëherë, FSK-ja synon të jetë e gatshme për t’i ushtruar të gjitha kompetencat e saj ligjore dhe kushtetuese, si një forcë moderne, profesionale dhe e aftë për ta mbrojtur vendin.

Tashmë në 3 vjeçarin e fundit të këtij procesi, fokusi është përqendruar në fuqizimin e mëtejmë të kapaciteteve ushtarake, pajisjen me armatim dhe teknologji moderne, si dhe rritjen e numrit të trupave.

Sponsor 3M Express

Ky zhvillim po merr formë konkrete edhe përmes pajisjeve të reja ushtarake.

Së fundi në garazhet e FSK-së tashmë janë vendosur edhe flota e kamionëve ushtarakë të prodhimit gjerman, krahas dronëve, fluturakeve pa pilot dhe armatimit tjetër modern.

Paralelisht me modernizimin e pajisjeve, po rritet edhe fuqia njerëzore e kësaj force. Javën e kaluar mbi 500 ushtarë të rinj i janë bashkuar radhëve të FSK-së, duke dhënë betimin për t’i shërbyer atdheut.

E ata që dikur ishin pjesë e Forcës , të cilët sot janë anëtarë të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, vlerësojnë se procesi i transformimit po ecën në drejtimin e duhur.

“Sot jemi në fazën më kritike kur them më kritike ka kosto më të lartë po ka edhe pajisje më  specifike, andaj FSK është deshtë me shku sipas procedurave të parapara me qëllim që sot pritet të vijnë javelina pritet të jenë radarët pritet të jenë disa pajisje që janë më specifike por edhe janë më të  shtrenjta dhe kërkojnë më shumë angazhim…”, tha Ilir Qeriqi, anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes , LVV.

Deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, thotë se procesi i modernizimit nuk ka përfunduar ende, pasi një pjesë e pajisjeve të planifikuara pritet të arrijnë në fazën e ardhshme.

“Po besoj dhe mendoj që është mirë por që do e shohim në vijim, sepse janë premtuar disa pajisje që janë planifikuar shumë më herët dhe po besoj që edhe ato do të jenë pjesë e Ushtrisë së Kosovës dhe të plotësohen të gjitha ato premtime e kritere që i kemi bo bashkërisht me partnerët tanë…” Rrahman Rama, anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes , PDK.

Për deputetin nga LDK, Fadil Hadergjonajn, përmbushja e objektivave të mbetura është thelbësore që tranzicioni të përmbyllet brenda afatit të paraparë.

“FSK është në proces të përmbushjeve të këtyre obligimeve dhe besojmë fort që të arrijmë që 2028 ta përmbush planin e tranzicionit dhe të jetë e gatshme të shpallë kapacitetet e plota operacionale dhe të merë përgjegjësi që i takojnë me kushtetutë”,tha Fadil Hadergjonaj, anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, nga LDK.

Sot, FSK-ja nuk është më vetëm një forcë në ndërtim, por edhe pjesë e angazhimeve ndërkombëtare për siguri dhe paqe. Pjesëmarrja e saj në misionin ndërkombëtar të stabilizimit siç është ai në Gaza, krahas vendeve partnere, shënon një tjetër hap në zgjerimin e rolit të saj përtej kufijve të Kosovës.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Shiroka Pula: Ta mbajmë gjallë Darkën e Lamës dhe vlerat që ajo përfaqëson

Shiroka Pula: Ta mbajmë gjallë Darkën e Lamës dhe vlerat që ajo përfaqëson

Gjyqtari shprehu gatishmëri që t’ia fshihte ekspertizën kompanisë së sigurimeve

Gjyqtari shprehu gatishmëri që t’ia fshihte ekspertizën kompanisë së sigurimeve

QKUK: Onkologjia ka furnizim të rregullt me Keytruda, jo të gjithë pacientët i plotësojnë kriteret për ta marrë

QKUK: Onkologjia ka furnizim të rregullt me Keytruda, jo të gjithë pacientët i plotësojnë kriteret për ta marrë

FSK-ja fuqizon kapacitetet me pajisje ushtarake dhe teknologji moderne | Momenti