Raporton: Dosja

Rreth më tepër se një dekade, megjithëse Nora bashkë më fëmijën përballën çdo ditë me sëmundjen, shteti ende nuk i dha epilog të formës së prerë nëse sëmundja ishte shkaktuar apo jo nga aksidenti.
Andaj, për ta argumentuar të vërtetën se cilat ishin qëllimet e gjyqtarit prapa veprimeve të tij, ajo ka kërkuar bashkëpunimin e gazetares tashmë të emisionit hulumtues “Dosja”.
Për ta argumentuar këtë, pala ka shprehur vullnetin që të realizojë një takim simulues me gjyqtarin Avdihrrahim Gashi, lidhur me takimin jozyrtar të mbajtur në zyrën e tij bashkë me përfaqësuesit e kompanisë së sigurimeve, si dhe veprimet e tij që ngrisin dyshime për sulm seksual ndaj saj si palë në procedurë gjyqësore.
Të hënë e 29 qershorit Nora është pritur nga gjyqtari Gashi në takim në zyrën e tij.
Kur ajo i ankohet për mos zgjidhjen e lëndës, gjykatësi Gashi i është përgjigjur duke thënë se po ta kishte përfunduar lëndën, ajo nuk do t’i shkonte në zyrë.
Nora: Vjet tu u njoftë unë tu u njoftë me gjyqtarin, edhe a e dinë çka oshtë ma e keqja që jo mardh me u anku, s’ma ka kry landën. Edhe ma e keqja ma e keqja.
Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Paramendo ti me ta pas kry, a ishte ardh?
Nora: Ahaa, s’isha ardh.
Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Qesh.
Nora: Do me thanë s’ma ke kry landën për me ardh une. Ha ha, këqyre.
Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Shembull po e marrë a e dinë se kujt i kom kry punë kurrë si kom pa ma, se s’vijnë ma. As faleminderes nuk vijnë me të thanë”.
Në këtë bisedë, gjyqtari Gashi flet për takimin me përfaqësuesit e kompanisë së sigurimeve, të cilin Nora e kishte përshkruar më herët.
Gjyqtari pohon se ia kishte dhënë mundësinë drejtorit të kompanisë së sigurimeve bashkë me përfaqësuesin ligjor që ta takonin jo zyrtarisht Norën në zyrën e tij, pa prezencën e avokatit, për të arritur marrëveshje, ani se ajo ishte laike në këtë fushë.
Nora: Ngo gjyqtar kur erdha unë në zyrë u kanë po a u kanë përfaqësuesi i drejtorit i kompanisë.
Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Drejtori, drejtori u kanë kryesor.
Nora: Me gjithë Lumin?
Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Po bre me gjithë Lumin u kanë, edhe ka deshtë me ja lidh kryt kësaj punë me të nimu hatri jem, se e dishin që.
Nora: Po unë budallicë si dola avokati ma boni të madhe”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




