Rama i kundërpërgjigjet Kërçelit për kontratën “Smart”

Rama i kundërpërgjigjet Kërçelit për kontratën “Smart”

Rama i kundërpërgjigjet Kërçelit për kontratën “Smart”

Rama ka sqaruar se çmimi prej 8.50 eurosh për metër të shiritit nuk paraqet vetëm koston e materialit, siç pretendon Kërçeli, por përfshin edhe një sërë shërbimesh të tjera të parapara me kontratë.

Sipas kryetarit të Prishtinës, në këtë çmim përfshihen furnizimi me material, transporti, angazhimi dhe puna e punonjësve, vendosja e shiritit në kanalin përkatës, garancia 10-vjeçare, mirëmbajtja pa kosto shtesë dhe TVSH-ja.

Sponsor 3M Express

“Me i paraqitë krejt këto shërbime vetëm si çmim të një ‘shiriti’ është veprim i ulët”, ka deklaruar Rama në reagimin e tij.

Ai ka theksuar se procedura e prokurimit është trajtuar nga institucionet përkatëse, përfshirë Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), auditorët e brendshëm dhe të jashtëm, si dhe hetuesia.

Rama ka vënë në pikëpyetje edhe pretendimet e Kërçelit, duke kërkuar që deputeti të tregojë nëse konsideron se ka më shumë njohuri se institucionet që kanë trajtuar këtë procedurë.

“ Nëse Ilir Kërçeli mendon që është më i dijshëm se të gjitha këto institucione dhe organe kompetente, le t’na kallxon!”, ka shkruar Rama.

Kryetari i Prishtinës ka paralajmëruar gjithashtu se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj çdo deklarate që e konsideron shpifje, duke e lidhur reagimin e tij edhe me sulmet politike që, sipas tij, mund të pasojnë deklaratat e fundit për kryeministrin.

Ndërkohë, Kërçeli kishte publikuar një fotografi të shiritit, duke pretenduar se çmimi i tij është faturuar më shtrenjtë sesa vlera reale.

“Shiriti që po e shihni në foto është shiriti i famshëm që ka kushtuar herë 19 e herë 8.5 euro metri gjatësi”, ka shkruar ka shkruar Kërçeli.

Sipas tij, ky shirit kushton shumë më lire sesa që u është faturuar qytetarëve të Prishtinës.

Në anën tjetër, Qendra e Vetëvendosjes në Prishtinë ka dorëzuar një denoncim në Prokurorinë Speciale, duke pretenduar se kontrata “Smart” ka shkaktuar dëmtim të buxhetit komunal.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Arrestohet 37-vjeçari në Shkup, po transportonte dru pa dokumente dhe s’kishte patentë shoferi

Arrestohet 37-vjeçari në Shkup, po transportonte dru pa dokumente dhe s’kishte patentë shoferi

Superliga e Kosovës i bën bashkë amerikanët e natyralizuar, Dominic Artis transferohet te Peja

Superliga e Kosovës i bën bashkë amerikanët e natyralizuar, Dominic Artis transferohet te Peja

KRU “Hidrodrini” vazhdon çkyçjen e konsumatorëve borxhlinj në Novosellë dhe Vitomericë

KRU “Hidrodrini” vazhdon çkyçjen e konsumatorëve borxhlinj në Novosellë dhe Vitomericë

Rama i kundërpërgjigjet Kërçelit për kontratën “Smart” | Momenti