Grabitje e armatosur në një lokal Gjakovë, vjedhet sasi e madhe e arit

Grabitje e armatosur në një lokal Gjakovë, vjedhet sasi e madhe e arit

Grabitje e armatosur në një lokal Gjakovë, vjedhet sasi e madhe e arit

Një lokal në Gjakovë ka rënë pre e një grabitjeje të armatosur pasditen e së djeshme, ku persona ende të paidentifikuar kanë arritur të marrin me vete një sasi të konsiderueshme ari.

Sponsor 3M Express

Sipas të dhënave nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, dy punonjësit që ndodheshin në lokal, kanë rrëfyer se të dyshuarit kanë hyrë me dhunë brenda, me njërin prej tyre të armatosur me armë të gjatë dhe tjetrin me çekan.

Rasti është duke u hetuar nga Policia, ndërsa të dyshuarit janë arratisur.

“Dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare kanë raportuar se derisa kanë qenë në vendin e punës, kanë hyrë dy persona të dyshuar dhe të armatosur njëri me armë të gjatë e tjetri me një çekan dhe pasi kanë thyer dollapët kanë marrë një sasi të madhe ari”, thuhet në raport.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Arrestohet 37-vjeçari në Shkup, po transportonte dru pa dokumente dhe s’kishte patentë shoferi

Arrestohet 37-vjeçari në Shkup, po transportonte dru pa dokumente dhe s’kishte patentë shoferi

Superliga e Kosovës i bën bashkë amerikanët e natyralizuar, Dominic Artis transferohet te Peja

Superliga e Kosovës i bën bashkë amerikanët e natyralizuar, Dominic Artis transferohet te Peja

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Grabitje e armatosur në një lokal Gjakovë, vjedhet sasi e madhe e arit | Momenti