Arrestohet 37-vjeçari në Shkup, po transportonte dru pa dokumente dhe s’kishte patentë shoferi

Arrestohet 37-vjeçari në Shkup, po transportonte dru pa dokumente dhe s’kishte patentë shoferi

Arrestohet 37-vjeçari në Shkup, po transportonte dru pa dokumente dhe s’kishte patentë shoferi

Policia e Shkupit dje rreth orës 19:00, në fshatin Kuçevishtë, ka ndaluar një automjet të markës “Suzuki”, të drejtuar nga një 37-vjeçar nga Shkupi, në të cilin transportoheshin dru zjarri pa dokumentacionin përkatës për prejardhjen dhe transportin e tyre.

Sponsor 3M Express

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, M.K. është arrestuar në bazë të nenit 104, paragrafi 11 të Ligjit për Pyjet dhe është dërguar në stacion policor për procedura të mëtejshme, shkruan tv21.

Gjatë kontrolleve është konstatuar se personi nuk posedonte as patentë shoferi. Për rastin është njoftuar edhe Policia Pyjore dhe prokurori publik kompetent, ndërsa ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

E rëndë: Humb jetën në vendin e punës punëtori teknik i shkollës në Drenas

E rëndë: Humb jetën në vendin e punës punëtori teknik i shkollës në Drenas

Sot diplomon gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

Sot diplomon gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

Vdekje e dyshimtë në Gjakovë: Një burrë gjendet pa shenja jete

Vdekje e dyshimtë në Gjakovë: Një burrë gjendet pa shenja jete

Arrestohet 37-vjeçari në Shkup, po transportonte dru pa dokumente dhe s’kishte patentë shoferi | Momenti