Më 7 nëntor, Prishtina Mall do të mbledhë përfaqësues të mediave, influencerë,
fytyra publike dhe brende të modës në një event që shënon përfundimin e një
jave të dedikuar modës dhe stilimit.
Pas një jave aktivitetesh të ndryshme, Prishtina Mall do ta përfundojë programin
“Fashion in Motion” me një event special, që mbahet më 7 nëntor, nga ora 19:00 deri në
21:00, në Hyrjen Perëndimore të qendrës tregtare.

Prishtina Mall sjell “Fashion in Motion” – moda, kreativiteti dhe stili në një përvojë unike
Eventi do të bashkojë përfaqësues të mediave, krijues të përmbajtjes digjitale, fytyra
publike, partnerë dhe përfaqësues të brendeve që operojnë në Prishtina Mall. Mbrëmja
do të shoqërohet me muzikë nga DJ, duke shënuar përfundimin e programit javor.
Gjatë javës, nga 1 deri më 6 nëntor, vizitorët patën mundësinë të marrin pjesë në
aktivitete të ndryshme, në bashkëpunim me profesionistë të modës. Përmes këtij
programi, Prishtina Mall i solli ata më afër publikut, duke krijuar mundësi që vizitorët të
njihen me teknika të ndryshme të stilimit dhe të eksplorojnë më shumë rreth trendeve të
modës.
Me organizimin e aktiviteteve të tilla, Prishtina Mall vazhdon të pasurojë ofertën e saj
për vizitorët, duke sjellë vazhdimisht koncepte dhe eksperienca të reja që shkojnë përtej
blerjeve. Përmes një kalendari të pasur me aktivitete, evente dhe bashkëpunime të
ndryshme, Prishtina Mall synon të mbetet një destinacion ku vizitorët gjejnë gjithmonë
arsye të reja për ta vizituar.
Fashion in Motion – Prishtina Mall
Data: 7 nëntor 2026
Ora: 19:00–21:00
Lokacioni: Hyrja Perëndimore (Western Entrance), Prishtina Mall
Burimi: Dukagjini




