Transportonte dru zjarri pa dokumente dhe pa patentë shoferi, arrestohet 37-vjeçari në Shkup

Transportonte dru zjarri pa dokumente dhe pa patentë shoferi, arrestohet 37-vjeçari në Shkup

Transportonte dru zjarri pa dokumente dhe pa patentë shoferi, arrestohet 37-vjeçari në Shkup

Policia e Shkupit dje rreth orës 19:00, në fshatin Kuçevishtë, ka ndaluar një automjet të markës “Suzuki”, të drejtuar nga një 37-vjeçar nga Shkupi, në të cilin transportoheshin dru zjarri pa dokumentacionin përkatës për prejardhjen dhe transportin e tyre.

Sponsor 3M Express

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, M.K. është arrestuar në bazë të nenit 104, paragrafi 11 të Ligjit për Pyjet dhe është dërguar në stacion policor për procedura të mëtejshme, shkruan tv21.

Gjatë kontrolleve është konstatuar se personi nuk posedonte as patentë shoferi. Për rastin është njoftuar edhe Policia Pyjore dhe prokurori publik kompetent, ndërsa ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Maqedonci dekoron gjeneralin amerikan me medaljen “Shërbim i Shquar” për kontributin në zhvillimin e FSK-së

Maqedonci dekoron gjeneralin amerikan me medaljen “Shërbim i Shquar” për kontributin në zhvillimin e FSK-së

Aksidentohet rëndë autobusi me nxënës në Francë – raportohet për disa viktima

Aksidentohet rëndë autobusi me nxënës në Francë – raportohet për disa viktima

“As në Afrikë s’blehen”, qytetari i irrituar me gjendjen në Spitalin e Gjilanit, u detyrua të blinte edhe penj

“As në Afrikë s’blehen”, qytetari i irrituar me gjendjen në Spitalin e Gjilanit, u detyrua të blinte edhe penj

Transportonte dru zjarri pa dokumente dhe pa patentë shoferi, arrestohet 37-vjeçari në Shkup | Momenti