Nga ora 08:30 deri në 12:00, Rruga B në Prishtinë mbyllet për automjetet

Nga ora 08:30 deri në 12:00, Rruga B në Prishtinë mbyllet për automjetet

Nga ora 08:30 deri në 12:00, Rruga B në Prishtinë mbyllet për automjetet

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se një segment i Rrugës B do të mbyllet përkohësisht për qarkullimin e automjeteve të shtunën, më 7 nëntor, për shkak të organizimit të garës urbane të çiklizmit “Criterium Prishtina 2026”.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të komunës, bllokimi do të jetë në fuqi nga ora 08:30 deri në 12:00 dhe do të përfshijë segmentin nga rrethrrotullimi në lidhjen me Rrugën A deri te rrethrrotullimi pranë Maxi 24.

Megjithatë, komuna ka bërë të ditur se rrethrrotullimi te Maxi 24 nuk do të bllokohet dhe shiriti i tij i brendshëm do të mbetet i hapur për qarkullim normal.

Për të shmangur vonesat dhe ngarkesën në trafik, drejtuesve të automjeteve u është rekomanduar të shfrytëzojnë rrugët alternative, përfshirë Rrugën A, Rrugën C dhe rrugën “Fadil Vata”, përmes lagjes Bregu i Diellit.

Komuna ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, duke theksuar se kufizimi i përkohshëm i qarkullimit bëhet për të garantuar sigurinë e garuesve dhe mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv. /Telegrafi/

Lexo edhe

Vdekje e dyshimtë në Gjakovë: Një burrë gjendet pa shenja jete

Vdekje e dyshimtë në Gjakovë: Një burrë gjendet pa shenja jete

Ushtritë e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë stërviten për kërkim-shpëtim malor

Ushtritë e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë stërviten për kërkim-shpëtim malor

Jo vetëm Ukraina, por edhe Evropa – Kushner prezanton pesë pikat amerikane për sigurinë evropiane

Jo vetëm Ukraina, por edhe Evropa – Kushner prezanton pesë pikat amerikane për sigurinë evropiane