Paris Saint-Germain po vazhdon të monitorojë talentet e rinj në Brazil, ndërsa së fundmi ka kthyer vëmendjen te mesfushori 18-vjeçar i Palmeirasit, Luis Pacheco.

Sipas informacioneve të publikuara nga Terra, klubi parisien po ndjek nga afër situatën e Pachecos dhe mund të bëjë ofertë për talentin brazilian.
Pacheco konsiderohet një prej lojtarëve premtues të akademisë së Palmeirasit. Ai ka debutuar në Serie A braziliane në vitin 2025 dhe deri më tani ka regjistruar gjashtë paraqitje në elitë, me 105 minuta të luajtura.
18-vjeçari, i cili mund të luajë edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, ishte pjesë e Brazilit U17 në Kupën e Botës 2025 në Katar, ku kombëtarja braziliane e përfundoi turneun në vendin e katërt. Këtë vit, ai është grumbulluar edhe me përfaqësuesen U20.
Në Palmeiras, Pacheco vazhdon të alternojë paraqitjet mes ekipit U20 dhe skuadrës së parë, si pjesë e procesit të zhvillimit të tij.
Transferimi i tij në Evropë, megjithatë, nuk pritet të jetë i lehtë, pasi Palmeiras ka krijuar një reputacion për shitjen e talenteve të akademisë për shuma të mëdha.
Estevao u transferua te Chelsea për 61.5 milionë euro, Endrick te Real Madridi për 60 milionë, Allan te Manchester City për 40 milionë, ndërsa Vitor Reis te City për 35 milionë euro.
PSG ka investuar edhe më herët në talente të rinj nga Brazili, ndërsa Pacheco mund të jetë emri i radhës që i bashkohet projektit të klubit francez.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post PSG kthen sytë nga Brazili, talenti 18-vjeçar i Palmeirasit në radar appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




