Opinionistja Afërdita Maliqi, në emisionin “Kosova Today” ka folur rreth Projektligjit për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ajo tha se nëse ky ligj nuk do të votohej, sipas saj do të ishte mesazhi më i keq që do jepej nga Prishtina, transmeton Klankosova.tv.
“A është thirr për me u votu ligji? Është thirr për me u votu ligji. Domethënë PDK-ja kauzë e ka pasë me votu ligjin. Edhe nëse nuk ish votu ky ligj, pavarësisht se çfarë është, antikushtetues, a jam skeptike unë, a nuk jam, kishte me qenë mesazhi më i keq që jepet nga Prishtina. Domethënë ne nuk jemi në gjendje as një ligj me votu për çështjen e krerëve të UÇK-së në Hagë. Gjënë më elementar. Kjo është veç një gjë që e ka bërë Kuvendi”, u shpreh Maliqi.
Ndër të tjera, ajo tha se institucionet e Kosovës duhet të krijojnë një strategji për fazat e radhës në procesin gjyqësor në Hagë.
“Unë mendoj që Kuvendi, Qeveria edhe presidentja e sapozgjedhur duhet të bëjnë një Task Forcë, duhet të bëhet një strategji se si duhet të mbrohet”, tha ajo.




