Pasi debutoi me Kosovën vetëm në moshën 17-vjeçare, Erblin Osmani ka stërvitur me ekipin e parë të Bayern Munichut.

Trajneri i Bayernit Vincente Kompany e ka ftuar talentin dardan për t’u stërvitur me yjet e tjerë, ndërsa po përgatiten për t’u përballur me Ausgsburgun në vikend.
Në fotografitë e fundit të shkrepura nga Bayern Munichu, Osmani shihet pranë dyshes Harry Kane dhe Lennart Karl.
Ndërkohë, ende është e paqartë nëse Kompany do ta ftojë 17-vjeçarin në skuadër për përballjen me Augsburgun.
Rikujtojmë, Osmani debutoi me Bayern Munichun sezonin e kaluar, duke u bërë lojtari i dytë më i ri që zhvillon minuta në Bundesliga në moshën 16-vjeçare.
Ndërkohë, ai theu rekord edhe te Kosova, duke u bërë lojtari më i ri që debuton në fanellën “Dardane” vetëm në moshën 17-vjeçare, kundër Irlandës./Telegrafi/




