Pacolli ka theksuar rëndësinë e ekonomisë qarkore për mbrojtjen e mjedisit dhe shfrytëzimin e përgjegjshëm të resurseve, duke bërë të ditur se ministria do të vazhdojë mbështetjen e politikave dhe iniciativave në këtë drejtim.
“Ekonomia qarkore është domosdoshmëri për mbrojtjen e mjedisit, shfrytëzimin e përgjegjshëm të resurseve dhe krijimin e mundësive të reja ekonomike. Si Ministri, do të vazhdojmë të mbështesim politikat dhe iniciativat që përshpejtojnë tranzicionin e gjelbër, reduktojnë mbeturinat dhe fuqizojnë riciklimin”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka bërë të ditur se gjatë vizitës në panair janë takuar me bizneset që kanë prezantuar produktet dhe zgjidhjet e tyre inovative.
“I përgëzova për punën dhe angazhimin e tyre në zhvillimin e ekonomisë qarkore dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë”, ka theksuar Pacolli.
Burimi: RTKLive




