“Nuk më duhet asgjë nëse preket një fëmijë nga rryma” – Pas katër ditësh me kabllo të këputura në oborr, banori denoncon në Sinjal mosintervenimin e KEDS-it

Një banor nga Hoça e Qytetit në Prizren po përballet me një situatë të rrezikshme, pasi shtylla elektrike është rrëzuar nga erërat e forta të ditëve të fundit, duke lënë kabllot e rrymës të këputura në oborrin e shtëpisë dhe në rrugë.

Sponsor 3M Express

Ai ka raportuar rastin në KEDS disa herë gjatë katër ditëve të fundit, por sipas tij, pavarësisht premtimeve për intervenim, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim për largimin e shtyllës dhe kabllove të rrezikshme.

Në një prononcim për Gazetën Sinjali, banori thotë se ekipet e KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë vlerësuar situatën si me rrezikshmëri të lartë, por më pas janë larguar pa e zgjidhur problemin.

Ai shprehet i shqetësuar për sigurinë e familjes së tij, pasi telat e këputur ndodhen pikërisht në oborr, para hyrjes së shtëpisë, duke paraqitur rrezik serioz për të gjithë, veçanërisht për fëmijët.

“Unë dhe e gjithë familja ime jemi në rrezik të madh. Nuk më duhet asgjë nëse një fëmijë preket nga rryma. Katër ditë janë bërë që shtylla është e rrëzuar dhe kabllot janë në tokë, në oborr dhe në rrugë”, ka thënë ai për Sinjalin.

Banori tregon se vetëm gjatë ditës së sotme i është premtuar tri herë se ekipet janë duke ardhur, por intervenimi nuk ka ndodhur.

Madje, sipas tij, gjatë komunikimit i është thënë që ta hapë vetë gropën, ta blejë shtyllën dhe ta largojë atë, gjë që ai e konsideron të papranueshme, pasi nuk është elektricist dhe nuk mund të merret me instalime që paraqesin rrezik për jetën.

Ai shton se pjesa tjetër e fshatit ka energji elektrike, ndërsa vetëm shtëpia e tij ka mbetur pa rrymë.

Banori kërkon nga KEDS-i që të intervenojë urgjentisht, të largojë kabllot e këputura dhe të vendosë shtyllën elektrike, para se kjo situatë të përfundojë me pasoja të rënda.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“25 vjet pa kënduar”, Fatlinda thyen heshtjen, bën paralajmërimin e fortë

“25 vjet pa kënduar”, Fatlinda thyen heshtjen, bën paralajmërimin e fortë

Si të zgjohemi më të lumtur në mëngjes?

Si të zgjohemi më të lumtur në mëngjes?

Anglia triumfon në Spanjë, hakmerret për humbjen në shtëpi dhe siguron vendin e parë!

Anglia triumfon në Spanjë, hakmerret për humbjen në shtëpi dhe siguron vendin e parë!

“Nuk më duhet asgjë nëse preket një fëmijë nga rryma” – Pas katër ditësh me kabllo të këputura në oborr, banori denoncon në Sinjal mosintervenimin e KEDS-it | Momenti