Belgjika ka shënuar një fitore historike ndaj Italisë, duke e mposhtur me rezultat 4-1 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Nations League.

Italianët e nisën mirë takimin dhe kaluan në epërsi me golin e Piero Espositos, por belgët reaguan fuqishëm. De Cuyper barazoi shifrat, ndërsa më pas Doku shënoi për përmbysjen, duke realizuar dy gola brenda nëntë minutave për epërsinë 3-1.
Rezultatin përfundimtar 4-1 e vulosi Moreira në minutën e 80-të, duke kompletuar një mbrëmje të paharrueshme për Belgjikën. Pio Esposito e huqi penalltinë në minutën e 92.
Kjo është fitorja më e thellë e Belgjikës në historinë e përballjeve me Italinë.
Në renditjen përfundimtare, Belgjika e mbyll grupin në pozitën e dytë, Franca siguron vendin e parë pas fitores ndaj Turqisë, ndërsa Italia përfundon e treta dhe do të luajë në play-off./Klankosova.tv





