Bajrami pas skandalit në Bruksel: Kosova pret sqarim të menjëhershëm

Bajrami pas skandalit në Bruksel: Kosova pret sqarim të menjëhershëm

Bajrami pas skandalit në Bruksel: Kosova pret sqarim të menjëhershëm

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka reaguar pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Bajrami ka bërë të ditur se koncerti u organizua nga Komisioni Evropian, nën drejtimin e komisionares për Zgjerim, Marta Kos.

Sponsor 3M Express

“Ky nuk është shkëmbim kulturor. Kënga promovon pretendime të qarta politike mbi territorin e Republikës së Kosovës. Përfshirja e saj në një ngjarje zyrtare të Komisionit Evropian, kushtuar zgjerimit, unitetit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, është e papranueshme”, ka shkruar Bajrami.

Ai ka thënë se Republika e Kosovës pret një sqarim të menjëhershëm nga Komisioni Evropian dhe komisionarja Kos lidhur me mënyrën se si është përzgjedhur dhe miratuar ky repertor.

Bajrami ka theksuar se vlerat evropiane, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe besueshmëria e procesit të zgjerimit të BE-së nuk mund të pajtohen me ofrimin e një platforme për pretendime irredentiste kundër një vendi që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

“25 vjet pa kënduar”, Fatlinda thyen heshtjen, bën paralajmërimin e fortë

“25 vjet pa kënduar”, Fatlinda thyen heshtjen, bën paralajmërimin e fortë

Si të zgjohemi më të lumtur në mëngjes?

Si të zgjohemi më të lumtur në mëngjes?

Anglia triumfon në Spanjë, hakmerret për humbjen në shtëpi dhe siguron vendin e parë!

Anglia triumfon në Spanjë, hakmerret për humbjen në shtëpi dhe siguron vendin e parë!

Bajrami pas skandalit në Bruksel: Kosova pret sqarim të menjëhershëm | Momenti