Anglia e fiton derbin ndaj Spanjës

Anglia e fiton derbin ndaj Spanjës

Anglia e fiton derbin ndaj Spanjës

Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te kampionia e botës, Spanja.

Sponsor 3M Express

“Tre Luanët” arritën një triumf me rezultat 2-3, sfidë që ishte tepër e zjarrtë nga fillimi.

Anglia ishte shumë më e rrezikshme nga fillimi për të pasur disa raste shënimi, por iu mungoi finalizimi.

Ishte Harry Kane që e zhbllokoi epërsinë pas një goditje të saktë nga pika e bardhë (45’).

Ndërsa, më pas Ezri Konsa dyfishoi avantazhin për të shënuar me kokë pas harkimit të Declan Rice (53’).

Kurse, golin e tretë e dha Ben White pas asistimit të Jude Bellingham (58’).

Kur mendohej se Anglia do ta “shkatërronte” Spanjën, mesfushori Elliot Anderson mori karton të kuq për ta lënë në probleme skuadrën angleze.

Pas kësaj, ndryshoi tërësisht loja. Spanja mori dominimin dhe nga penalltia shënoi Mikel Oyarzabal (65’).

Kurse, 10 minuta më vonë Nico Williams realizoi të dytin pas asistimit të Lamine Yamal (75’).

Sidoqoftë, Anglia arriti ta ruajë rezultatin për t’i marrë pikët e plota. “Tre Luanët” e mbyllin këtë cikël të Ligës së Kombeve me 15 pikë, aq sa ka edhe Spanja./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Lexo edhe

“25 vjet pa kënduar”, Fatlinda thyen heshtjen, bën paralajmërimin e fortë

“25 vjet pa kënduar”, Fatlinda thyen heshtjen, bën paralajmërimin e fortë

Si të zgjohemi më të lumtur në mëngjes?

Si të zgjohemi më të lumtur në mëngjes?

Anglia triumfon në Spanjë, hakmerret për humbjen në shtëpi dhe siguron vendin e parë!

Anglia triumfon në Spanjë, hakmerret për humbjen në shtëpi dhe siguron vendin e parë!

Anglia e fiton derbin ndaj Spanjës | Momenti