Një aksident i rëndë trafiku me pasoja tragjike ka ndodhur të shtunën në Rrugën e Arbrit, në Shqipëri, ku si pasojë e përplasjes së dy veturave kanë humbur jetën dy persona dhe janë lënduar pesë të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të tunelit të Murrizit, në zonën e Shkallës së Tujanit, ku dy automjete janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën.
Një nga viktimat është doktoresha Maltina Ferati.
Ajo u varros sot në fshatin Reçicë e vogël të Tetovës.
E ndjera la pas dy fëmijë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





