“Nuk e kuptoj se si mund të mbijetojnë pas gjithë kësaj”, gazetari i njohur britanik

“Nuk e kuptoj se si mund të mbijetojnë pas gjithë kësaj”, gazetari i njohur britanik

“Nuk e kuptoj se si mund të mbijetojnë pas gjithë kësaj”, gazetari i njohur britanik

Gazetari më i fuqishëm sportiv në Britani, David Ornstein, foli për herë të parë rreth dënimit të mundshëm për Manchester Cityn, pasi ata u shpallën fajtorë për 114 akuza.

Sponsor 3M Express

Orsntein njoftoi se nuk sheh asnjë mënyrë që Manchester City të qëndrojë në ligë pas gjithë kësaj. Largimi i forcës më dominuese në futbollin anglez në dekadën e fundit ose më shumë është gjithnjë e më i mundshëm dhe duket se është çështje ditësh.

“Nuk e kuptoj se si Manchester City mund të vazhdojë të garojë në Ligën Premier. Logjika dikton që një komision i pavarur mund të vendosë sanksione jashtëzakonisht të ashpra, megjithëse këto janë vetëm spekulime”, ka thënë fillimisht Ornstein.

“Sanksionet mund të përfshijnë gjoba të mëdha dhe pagesa kompensimi për klubet dhe lojtarët që janë privuar nga titujt dhe bonuset, së bashku me një detyrim për të mbështetur ekosistemin e futbollit, një ndalim transferimesh dhe masa kundër drejtuesve dhe anëtarëve të bordit, dhe ndoshta edhe kundër pronarëve të klubeve”, njoftoi Ornstein, i cili është njëri nga njerëzit më të përfshirë në punët e Ligës Premier dhe gjithçka që po ndodh.

Si kujtesë, vendimi i shkallës së parë thotë se City është fajtor për 114 akuza për shkelje të rënda të rregullave të Ligës Premier, duke përfshirë pagesa të paligjshme për menaxherët dhe lojtarët, kontrata të rreme, “pompim” të paligjshëm parash në klub e të tjera.

City përdori të drejtën e apelimit dhe ende pretendon se gjithçka është bërë në klub sipas rregullave, dhe afati i apelimit është 12 javë. Pas kësaj, më së voni brenda një muaji, do të merret një vendim përfundimtar që mund të ndryshojë fatin e ligës më të fortë në botë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Nënë e bijë denoncojnë dhunë në familje në Prishtinë – djali dyshohet se i sulmoi dhe i kërcënoi me vrasje

Nënë e bijë denoncojnë dhunë në familje në Prishtinë – djali dyshohet se i sulmoi dhe i kërcënoi me vrasje

Ekskluzive | Identifikohet i dyshuari për tentim-vrasjen në Vushtrri – ky është i arrestuari

Ekskluzive | Identifikohet i dyshuari për tentim-vrasjen në Vushtrri – ky është i arrestuari

Hargreaves:Kapitulli i radhës i lidhjes Kosovë-Britani të fokusohet në investime

Hargreaves:Kapitulli i radhës i lidhjes Kosovë-Britani të fokusohet në investime

“Nuk e kuptoj se si mund të mbijetojnë pas gjithë kësaj”, gazetari i njohur britanik | Momenti