Avari në gyp, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Pejës

Avari në gyp, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Pejës

Avari në gyp, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Pejës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar për një avari të madhe në gypin DN 450, në rrugën “Bajram Kelmendi”, afër Urës së Re në Pejë.

Sponsor 3M Express

Si pasojë e avarisë, është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ujë për konsumatorët e B.T. “Kapeshnica”, B.T. “Dardania I dhe II”, si dhe në rrugët “Bajram Kelmendi”, “Mbretëresha Teuta”, “Mbreti Zog”, “UÇK”, “Sali Çeku” dhe “Muharrem Mitrovica”.

Ndërprerja ka përfshirë edhe disa rrugë dytësore në këtë zonë.

Sipas “Hidrodrinit”, ekipet e terrenit ndodhen në lokacionin e avarisë dhe janë duke punuar për sanimin e defektit.

“Furnizimi pritet të rikthehet në ora 15:00”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

KRU “Hidrodrini” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe durimin gjatë kohës së intervenimit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa pjesë të Pejës, shkak një avari në rrjet

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa pjesë të Pejës, shkak një avari në rrjet

Akuza të reja ndaj Maduro dhe gruas së tij, dyshohen për torturimin e amerikanëve në burgjet venezueliane

Akuza të reja ndaj Maduro dhe gruas së tij, dyshohen për torturimin e amerikanëve në burgjet venezueliane

Presidentja Shiroka-Pula bën homazhe në Prekaz, te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi

Presidentja Shiroka-Pula bën homazhe në Prekaz, te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi