Kremlini: Nuk është caktuar ende data për telefonatën Putin-Trump

Kremlini: Nuk është caktuar ende data për telefonatën Putin-Trump

Kremlini: Nuk është caktuar ende data për telefonatën Putin-Trump

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se ende nuk është arritur një marrëveshje për zhvillimin e telefonatës dhe se nuk dihet se kur do të zhvillohet.

Më herët, Trump deklaroi se telefonata ishte planifikuar dhe se do të zhvillohej shumë shpejt.

Sponsor 3M Express

Sipas Kremlinit, dy presidentët kanë zhvilluar pesë biseda telefonike që nga fillimi i këtij viti, ndërsa telefonata e fundit u zhvillua më 8 shtator.

Kremlini tha se një telefonatë e re mund të organizohej shpejt, nëse njëri prej tyre do ta propozonte zyrtarisht.

Shkencëtarja 28-vjeçare, e cila punonte në një institut kërkimor për murtajën, vdiq të premten në një spital në qytetin siberian Shelekhov, pranë Irkutskut.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi sëmundjen e saj, ndërsa autoritetet ruse kanë mohuar raportet se ajo ishte sëmurë pas incidentit në laborator.

Autoritetet ruse të shëndetit publik kanë deklaruar vetëm se vdekja e saj nuk ishte shkaktuar nga bakteria e murtajës dhe e kanë përcaktuar shkakun e vdekjes si “pneumoni me origjinë të panjohur”, një infeksion të mushkërive, shkaku i saktë i të cilit nuk është përcaktuar.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka kërkuar Rusisë informacion lidhur me një tjetër vdekje të mundshme nga pneumonia në Irkutsk.

Nëse do të konfirmohej se sëmundja ishte murtajë pneumonike, bëhet fjalë për një formë të rëndë të murtajës, e shkaktuar nga bakteri “Yersinia pestis”.

Kjo sëmundje mund të zhvillohet kur infeksioni përhapet në mushkëri dhe mund të trajtohet me antibiotikë, nëse zbulohet dhe trajtohet në fazat e hershme.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Gazetari kroat vë në pah tolerancën në Kosovë: Një katolike u zgjodh Presidente në vendin me 93.5% myslimanë

Gazetari kroat vë në pah tolerancën në Kosovë: Një katolike u zgjodh Presidente në vendin me 93.5% myslimanë

Sindikata e minatorëve: Nuk mund të presim tragjedinë për të reaguar!

Sindikata e minatorëve: Nuk mund të presim tragjedinë për të reaguar!

Gjenden një kallashnikov dhe veshje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq

Gjenden një kallashnikov dhe veshje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq