Kush e paguan lëndimin e lojtarëve me kombëtaret?

Kush e paguan lëndimin e lojtarëve me kombëtaret?

Kush e paguan lëndimin e lojtarëve me kombëtaret?

Klubet janë ato që paguajnë pagat e futbollistëve, por kur një lojtar dëmtohet gjatë angazhimit me përfaqësuesen, ai mund të mungojë për javë apo edhe muaj.

Por kush e përballon faturën në këto raste?

Sponsor 3M Express

Që nga viti 2012, FIFA ka në funksion “Club Protection Programme” (CPP), një mekanizëm që synon të kompensojë klubet për humbjet financiare të shkaktuara nga dëmtimet e lojtarëve gjatë aktiviteteve ndërkombëtare.

Rasti është bërë sërish aktual pas lëndimeve të disa futbollistëve gjatë kësaj periudhe të grumbullimeve, mes tyre Estupiñán, Raspadori dhe Vergara.

Programi u krijua pikërisht për të adresuar një problem të tillë: klubet janë të detyruara t’i lejojnë lojtarët të bashkohen me kombëtaret, por nuk kanë kontroll mbi rrezikun e dëmtimeve gjatë kësaj periudhe. Nëse një futbollist pëson një dëmtim që e lë jashtë për një kohë të gjatë, FIFA mund të ndërhyjë për të kompensuar klubin.

Jo çdo lëndim kompensohet

Programi aktual i FIFA-s mbulon periudhën nga 1 janari 2023 deri më 31 dhjetor 2026, por ekzistojnë kritere të qarta për përfitimin e kompensimit.

Kushti kryesor është që dëmtimi të shkaktojë mungesë për më shumë se 28 ditë radhazi. Pra, një lojtar që diagnostikohet me 15 ditë pushim nuk përfshihet në skemën e kompensimit.

“Club Protection Programme” mbulon incidentet që ndodhin gjatë të ashtuquajturës “operative time”, e cila nuk kufizohet vetëm te ndeshjet. Në të përfshihen edhe stërvitjet, udhëtimet dhe periudha gjatë së cilës futbollisti është nën kontrollin e kombëtares.

Në raste të caktuara mbulohen edhe probleme serioze si infarktet dhe iktuset. Në anën tjetër, jashtë skemës mbeten sëmundjet e zakonshme, shpenzimet mjekësore, vdekja dhe invaliditeti i përhershëm total.

Deri në 7.5 milionë euro për një lojtar

Kur plotësohen të gjitha kushtet, kompensimi mund të jetë i konsiderueshëm.

FIFA mund të paguajë deri në 7.5 milionë euro për lojtar dhe për një incident të vetëm, ndërsa kompensimi ditor mund të arrijë në maksimum 20.548 euro, për një periudhë deri në 365 ditë.

Llogaritja bazohet në pagën fikse të lojtarit, pra në shumën që klubi i paguan rregullisht futbollistit.

Në këtë përllogaritje nuk përfshihen bonuset, shpërblimet, pagesat në varësi të numrit të ndeshjeve apo komponentë të tjerë variabël të kontratës.

Një tjetër detaj i rëndësishëm është se 28 ditët e para të mungesës nuk kompensohen nga FIFA. Pagesa nis vetëm pas kësaj periudhe dhe vazhdon deri në rikthimin e lojtarit, përfundimin e kontratës ose maksimumi deri në 365 ditë.

Një shembull konkret

Nëse një futbollist ka një pagë fikse prej 5 milionë eurosh në vit, paga e tij ditore është rreth 13.700 euro.

Në rast se ai lëndohet gjatë grumbullimit me kombëtaren dhe qëndron jashtë për 100 ditë, 28 ditët e para nuk mbulohen nga FIFA.

Kështu, kompensimi do të llogaritej për 72 ditët e mbetura. Në këtë rast, rimbursimi teorik për klubin do të ishte rreth 986 mijë euro.

Në këtë mënyrë, FIFA përpiqet të zbusë pasojat financiare për klubet që humbin shërbimet e lojtarëve të tyre për shkak të dëmtimeve të pësuara gjatë angazhimit me kombëtaret.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Gazetari kroat vë në pah tolerancën në Kosovë: Një katolike u zgjodh Presidente në vendin me 93.5% myslimanë

Gazetari kroat vë në pah tolerancën në Kosovë: Një katolike u zgjodh Presidente në vendin me 93.5% myslimanë

Sindikata e minatorëve: Nuk mund të presim tragjedinë për të reaguar!

Sindikata e minatorëve: Nuk mund të presim tragjedinë për të reaguar!

Gjenden një kallashnikov dhe veshje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq

Gjenden një kallashnikov dhe veshje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq