Nënë e bijë denoncojnë dhunë në familje në Prishtinë – djali dyshohet se i sulmoi dhe i kërcënoi me vrasje

Një rast i dhunës në familje është raportuar pak pas mesnate në rrugën “Malush Kosova” në Prishtinë, ku nënë e bijë kanë denoncuar se janë sulmuar fizikisht dhe kërcënuar me vrasje nga djali, respektivisht vëllai i tyre.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 00:20, Policia ka pranuar informatën për incidentin dhe njësia patrulluese ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas deklarimeve të A.S. dhe O.S., konflikti kishte nisur pas një mosmarrëveshjeje lidhur me zhurmën e muzikës, ndërsa L.S. dyshohet se më pas i ka sulmuar fizikisht dhe i ka kërcënuar se do t’i vriste.

Të dyja janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë pranuar trajtim mjekësor dhe janë intervistuar lidhur me rastin.

Edhe i dyshuari është shoqëruar në stacion dhe ka marrë trajtim mjekësor. Sipas të dhënave të rastit, ai ka qenë në gjendje të dehur, prandaj intervistimi i tij ka mbetur të zhvillohet gjatë kohës së ndalimit.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, L.S. është ndaluar për 48 orë.

Rasti po trajtohet për “Lëndim të lehtë trupor”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nënë e bijë denoncojnë dhunë në familje në Prishtinë – djali dyshohet se i sulmoi dhe i kërcënoi me vrasje appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa pjesë të Pejës, shkak një avari në rrjet

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa pjesë të Pejës, shkak një avari në rrjet

Akuza të reja ndaj Maduro dhe gruas së tij, dyshohen për torturimin e amerikanëve në burgjet venezueliane

Akuza të reja ndaj Maduro dhe gruas së tij, dyshohen për torturimin e amerikanëve në burgjet venezueliane

Presidentja Shiroka-Pula bën homazhe në Prekaz, te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi

Presidentja Shiroka-Pula bën homazhe në Prekaz, te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi