Hargreaves:Kapitulli i radhës i lidhjes Kosovë-Britani të fokusohet në investime

Hargreaves:Kapitulli i radhës i lidhjes Kosovë-Britani të fokusohet në investime

Hargreaves:Kapitulli i radhës i lidhjes Kosovë-Britani të fokusohet në investime

Duke folur në Forumin e Biznesit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë 2026, Hargreaves ka përgëzuar Kosovën për zgjedhjen e presidentes së re, Justina Shiroka-Pula.

“Urime për zgjedhjen e presidentes së re. Është një mundësi shumë e mirë për një fillim të ri, për një zonë të re në zhvillimin e Kosovës, e ndërlidhur edhe më shumë në terma ekonomikë, në politikë dhe në siguri, me fqinjët tuaj evropianë dhe me institucionet euro-atlantike”, ka thënë Hargreaves.

Sponsor 3M Express

Ai ka theksuar se lidhjet mes dy vendeve nuk duhet të kufizohen vetëm në siguri, politikë dhe diplomaci, por duhet të shtrihet edhe në ekonomi dhe investime.

“Besoj që kapitulli i radhës i ndërlidhjes kosovaro-britanike duhet të jetë i fokusuar në investime, në inovacion, në biznese dhe në përparësi të përbashkëta për të dy popujt”, ka deklaruar ambasadori britanik.

Hargreaves ka vlerësuar potencialin e diasporës kosovare në Britani, duke thënë se ajo mund të luajë rol të rëndësishëm në lidhjen e Kosovës me tregjet globale.

Sipas tij, Kosova ka një popullsi të re, me aftësi dhe energji për ndërmarrësi, ndërsa kompanitë vendore po dëshmojnë se mund të konkurrojnë në tregjet ndërkombëtare.

Ambasadori britanik ka përmendur veçanërisht sektorin e teknologjisë, sigurinë kibernetike dhe inteligjencën artificiale si fusha me potencial të madh për bashkëpunim.

Hargreaves ka theksuar gjithashtu mundësitë për bashkëpunim në energjinë e ripërtëritshme, infrastrukturë, turizëm dhe shërbime financiare.

Ai ka përmendur edhe Lojërat Mesdhetare 2030, duke thënë se organizimi i një ngjarjeje të tillë krijon mundësi jo vetëm në sport, por edhe në infrastrukturë, sisteme digjitale, transport dhe zhvillim ekonomik.

“Ka një hapësirë shumë të madhe për partneritet përtej teknologjisë: energji të ripërtëritshme, infrastrukturë, turizëm”, ka deklaruar Hargreaves.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa pjesë të Pejës, shkak një avari në rrjet

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa pjesë të Pejës, shkak një avari në rrjet

Akuza të reja ndaj Maduro dhe gruas së tij, dyshohen për torturimin e amerikanëve në burgjet venezueliane

Akuza të reja ndaj Maduro dhe gruas së tij, dyshohen për torturimin e amerikanëve në burgjet venezueliane

Presidentja Shiroka-Pula bën homazhe në Prekaz, te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi

Presidentja Shiroka-Pula bën homazhe në Prekaz, te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi

Hargreaves:Kapitulli i radhës i lidhjes Kosovë-Britani të fokusohet në investime | Momenti