Një person është gjetur pa shenja jete tek penda e fshatit Livoq në Gjilan.
Valon Osmani, zëdhënës në policinë e Gjilanit, tha policia ka pranuar informacion se një person mashkull e vitit të lindjes 1951, është gjetur pa shenja jete tek penda e fshatit Livoq.

Osmani tha se “njësitet relevante policore së bashku me njësitin e zjarrfikësve dhe ekipin emergjent mjekësor, kanë dalë në vendin e ngjarjes nga ku është nxjerrë trupi i pajetë. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës”.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
“Hetues nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, rast i cili është cilësuar ‘’Hetim i vdekjes’’”, u shpreh Osmani.
The post Një person gjendet i vdekur tek penda e fshatit Livoq appeared first on Insajderi.




