Për 24 orë bie “shpresa” për Shiroka-Pulën? Në krye të stafit emërohet militantja e LVV-së

Për 24 orë bie “shpresa” për Shiroka-Pulën? Në krye të stafit emërohet militantja e LVV-së

Për 24 orë bie “shpresa” për Shiroka-Pulën? Në krye të stafit emërohet militantja e LVV-së

Presidentja e sapozgjedhur, Justina Shiroka-Pula, sot e ka emëruar shefe të stafit Berita Abazin, ish-shefen e stafit të Albulena Haxhiut, njëherësh asambliste e Vetëvendosjes në Prishtinë. Ndërsa zëvendësshefe të stafit e ka emëruar Donika Kavajën. Kavaja ka qenë bashkëpunëtore e Presidentës në Akademi. Por, ajo do të jetë një shkallë më poshtë se sa Abazi.

Sponsor 3M Express

Shefen e stafit, aktivisten e Vetëvendosjes Berita Abazin, presidentja Shiroka-Pula e ka autorizuar që t’i emërojë edhe nëpunësit e tjerë të kabinetit, si asistentët etj.

Nga nesër, kabinetit të Shiroka-Pulës, siç mësohet nga burime të afërta me ekipin e Albulena Haxhiut, do t’i bashkohet edhe Bekim Kupina (ish-këshilltar i Vjosa Osmanit), tani sërish si këshilltar për media i Shiroka-Pulës.

Kupina është bashkëshorti i këshilltares për media të Albulena Haxhiut, Vlora Konushevcit, e cila njëherësh ka edhe lidhje familjare me Haxhiun.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Për 24 orë bie “shpresa” për Shiroka-Pulën? Në krye të stafit emërohet militantja e LVV-së appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Vallja e Osman Takës” bëhet pjesë e Listës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore të Shqipërisë

“Vallja e Osman Takës” bëhet pjesë e Listës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore të Shqipërisë

​Komisioneri evropian McGrath pas takimit me Ramën: Shqipëria e ka vendin në BE

​Komisioneri evropian McGrath pas takimit me Ramën: Shqipëria e ka vendin në BE

Tetori rozë rikthen vëmendjen te kontrollet për kancerin e gjirit|Video

Tetori rozë rikthen vëmendjen te kontrollet për kancerin e gjirit|Video